Një person ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në një “incident” para selisë së Agjencisë së Sigurisë Kombëtare në Shtetet e Bashkuara, që ndodhet në bazën Fort Mid të Merilendit.
Një automjet me dy persona në bord është përpjekur të godasë dhe të rrëzojë kangjëllat që rrethojnë kompleksin.
Agjentët e sigurisë kanë reaguar menjëherë duke hapur zjarr dhe një nga agresorët ka humbur jetën, ndërsa një agjent mësohet se ka mbetur i plagosur nga vërshimi i makinës.

Pamjet e mediave ndërkombëtare tregojnë disa automjete të dëmtuara jashtë oborrit të selisë së NSA-së, si dhe një trup të pajetë të mbuluar me çarçaf të bardhë. Një nga automjetet i përket policisë, ndërsa tjetri është një fuoristradë civile.
Rreth një javë më parë, pranë selisë së NSA-së u verifikua një tjetër incident i çuditshëm. Një person, që më pas u arrestua, qëlloi me armë ndaj selisë së shërbimit inteligjent elektronik dhe më pas vuri në shënjestër një automjet që ndodhej aty pranë.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com