SHBA. Trump shenjestron planetin Mars si hapin e ardhshëm gjigand për të zotëruar hapësirën

SHBA. Trump shenjestron planetin Mars si hapin e ardhshëm gjigand për të zotëruar hapësirën

Në mesazhin e tij në Twitter, presidenti amerikan, me rastin e 50 vjetorit të uljes në Hënë, paralajmëron se “shenjestra” e ardhshme do të jetë planeti Mars.

"Administrata ime është e angazhuar për të rivendosur mbizotërimin dhe lidershipin e kombit tonë në hapësirë në shekujt e ardhshëm. Unë kam urdhëruar NASA-n që të dërgojë sërish në Hënë një burrë e një grua astronaute, të cilët do ti paraprijnë realizimit të hapit e ardhshëm gjigand, planetin Mars”

Këtë javë, Enti Amerikan i Hapësirës së Lartë, NASA shënoi 50-vjetorin e zbritjes historike në Hënë të anijes së hapësirës “Apollo 11”, me një seri ekspozitash dhe programesh të ndryshme anë e mbanë Shteteve të Bashkuara, duke filluar nga 16 -20 Korrik.

Ishte pikërisht 16 Korriku i vitit 1969, kur astronautët amerikanë, Neil Armstrong, Buzz Aldrin dhe Michael Collins filluan udhëtimin e tyre historik për në Henë nga Qendra e Hapësirës së Lartë të NASA-s, Kennedy, në shtetin Florida. 
Katër ditë më vonë, me 20 Korrik, ndërkohë që astronauti Collins drejtonte në orbitin e Hënës anijen Apollo 11, dy kolegët e tij, astronautët Armstrong dhe Aldrin zbritën në sipërfaqen e Henës me një pjesë të vogël modulare të anijes së hapësirës së lartë të mbiemëruar, Shqiponja (“Eagle”), duke i deklaruar Amerikës dhe botës së, “Shqiponja kishte zbritur” në sipërfaqën e Henës. Ajo ishte hera e parë në historinë e njerëzimit që këmba e njeriut shkelte mbi sipërfaqen e Henës.
Neil Armstrong, i pari përfaqësues i njerëzimit që hodhi hapin e parë mbi Hënë, kishte deklaruar se misjoni i tyre eskplorues në hapësirë, ndonëse mund të ishte, “Një hap i vogël për njeriun”, për nga rëndësia historike, shkencore dhe teknologjike, ai ishte i vetdijshëm se suksesi i tyre përbënte edhe një “Hap gjigant për mbarë Njerëzimin”. 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare