UASHINGTON - Departamenti amerikan i Thesarit hoqi dje sanksionet kundër 60 ndërmarrjeve dhe individëve tregtarë me Kubën në kuadër të afrimit diplomatik mes SHBA-së dhe ishullit komunist.
Pjesa më e madhe e këtyre ndërmarrjeve ishin vendosur jashtë Kubës, veçanërisht në Panama, ku operojnë anije me flamuj të vendeve përkatëse, veçanërisht qipriote sipas listës së publikuar nga Thesari.
Këto ndërmarrje operojnë mes të tjerave në sektorët e turizmit, bujqësisë dhe peshkimit.
Kjo listë u publikua nga OFAC (Office of Foreign Assets Control) ngarkuar për sanksionimin e ndërmarrjeve që bëjnë tregti me vendeve e vendosura nën embargon amerikane.
Kuba është vendosur nën embargo të plotë nga SHBA-ja që prej vitit 1962./ATSH/