/ATSH-AFP/ - Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan sot sanksione të reja lidhur me konfliktin në Ukrainë duke shënjestruar separatistët në lindje të vendit, një bankë ruse si edhe ministra të qeverisë paraardhëse në Kiev, bëri me dije Departamenti amerikan i Thesarit.
"Tetë zyrtarë të lartë të zonës separatiste të Donetskut dhe të Bankës Kombëtare Tregtare ruse, që është aktive në zonën e Krimesë pas aneksimit nga Rusia, u shtuan në listën e zezë amerikane", saktësoi departamenti i sipërcituar.
Tre funksionarë të lartë të ish-presidentit ukrainas Viktor Janukoviç, mes tyre edhe ish-kryeministri Mikola Azarov, janë shënjestruar nga këto sanksione të reja, duke ngrirë pasuritë e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe duke i ndaluar amerikanët të negociojnë me ta.
Duke dënoncuar Moskën për përfshirje në krizën ukrainase, amerikanët dhe evropianët kanë ndërmarrë sanksione të shumta kundër separatistëve të lindjes dhe kundër Rusisë.
Moska, nga ana e saj, përgënjeshtron çdo lloj përfshirje në këtë konflikt që ka shkaktuar më shumë se 5 600 viktima për gati një vit./atsh/