Deklaratën e sipërcituar, Clinton e bëri duke iu referuar kohës kur ishte senatore dhe kur votoi, në vitin 2003, për ndërhyrjen amerikane në Irak.
Kjo temë është rimarrë nga kandidatët presidencialë për Shtëpinë e Bardhë dhe ka ngjallur mjaft diskutime.
"Jam shumë e qartë përsa i takon kësaj çështjeje. Kam gabuar", deklaroi Clinton.
"Kam shkruar në librin tim për këtë gjë dhe kam folur publikisht", theksoi ajo.
