SHBA-ja tërhiqet nga Këshilli i OKB-së: Një pellg paragjykimesh

SHBA-ja tërhiqet nga Këshilli i OKB-së: Një pellg paragjykimesh

Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley

Shtetet e Bashkuara janë larguar nga Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut, duke e cilësuar të njëjtin si "pellg të paragjykimeve politike". Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley, ka thënë se ky trup përbën "tallje" për të drejtat e njeriut. I formuar më 2006, Këshilli me bazë në Gjenevë është kritikuar për lejimin e disa shteteve për të qenë anëtare, në të cilat janë vënë në pikëpyetje të drejtat e njeriut.

Mirëpo aktivistët kanë thënë se vendimi amerikan mund të dëmtojë përpjekjet për të vëzhguar dhe adresuar abuzimet e të drejtave të njeriut në botë. Haley ka njoftuar për largimin e shtetit të saj nga Këshilli, në një konferencë të përbashkët me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo. Ky i fundit e ka quajtur Këshillin, "mbrojtës të dobët të të drejtave të njeriut".

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka njoftuar përmes një deklarate se ai do të "kishte preferuar më shumë" që SHBA-ja të mbetej pjesë e Këshillit. Komisioneri i OKB-së për të drejta të njeriut, Zeid Ra'ad Al Hussein, e ka cilësuar tërheqjen e SHBA-së "dëshpruese, ndonëse lajm jo shumë befasues". Izraeli në anën tjetër ka përshëndetur vendimin amerikan.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë