Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte riafirmoi sot angazhimin e SHBA-së ndaj aleancës transatlantike, duke theksuar se Washingtoni vazhdon të luajë rol udhëheqës në mbrojtjen kolektive të NATO.
“SHBA-ja mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj NATO”, u tha Rutte gazetarëve gjatë një konference të përbashkët për mediat me kryeministrin norvegjez Jonas Gahr Store në Bruksel.
“Ne e shohim atë angazhim çdo ditë në të gjithë aleancën me trupat amerikane në Evropë, udhëheqjen e SHBA-së brenda aleancës dhe kontributet e SHBA në mbrojtjen tonë kolektive”, tha ai kur u pyet nëse Norvegjia mund të mbështetet ende te NATO dhe SHBA në rast të një sulmi.
Rutte shtoi se angazhimi i Washingtonit demonstrohet nëpërmjet veprimeve konkrete, duke vënë në dukje se SHBA-ja vazhdon të mbështesë çdo ditë arkitekturën e sigurisë së NATO.
Ai theksoi rëndësinë strategjike në rritje të Arktikut dhe Veriut të Lartë, duke përshkruar ekspertizën dhe udhëheqjen e Norvegjisë si thelbësore për qëndrimin e aleancës në rajon.
Komente







