Të tjera detaje kanë dalë nga padia e bërë nga një ish-punonjës banke në SHBA për drejtuesen e lartë shqiptare të institucionit, Lorna Hajdinin, në një nga bankat më të mëdha në botë, i cili pretendon se shqiptarja e detyroi të merrte drogë, e përdhunoi vazhdimisht dhe e uli në detyrë.
Mediat e huaja shkruajnë se ish-punonjësi i bankës, 35-vjeçari Chirayu Rana, kërkon 20 milionë dollarë dëmshpërblim, për dëmin që sipas tij i ka shkaktuar Lorna Hajdinin, drejtuese në JPMorgan Chase. Ai fillimisht u paraqit në gjykatë me pseudonimin “John Doe”.
"Ish-shefja ime më detyroi vazhdimisht të merrja drogë dhe u përdhunova. Dhe kur u përpoqa të transferohesha në një zyrë tjetër, u hakmorr", deklaroi ai.
Nëse faktohet, ky është një rast ekstrem i ngacmimit në vendin e punës, madje edhe në botën financiare, e cila është përfshirë nga skandale të shumta. Më pak i zakonshëm është raportimi nga një burrë, si në rastin e Chirayu Rana, 35 vjeç, i cili ishte bankier në zyrat e Nju Jorkut të bankës së investimeve JP Morgan Chase në kohën që pretendon se ndodhi ngjarja.
Ai pretendon se ka qenë "skllav seksi në zyrën e shefes së tij ", një pretendim që shqiptarja e mohon.
Historia e tij, të cilën shumë persona në mediat sociale thonë hapur se nuk e besojnë, bëri bujë, pasi ai deklaroi se refuzoi ofertën e punëdhënëses së tij për ta mbajtur sekret.
Dëshmitarët e thirrur në çështje janë të ndarë nëse historia e Ranës është një rrëfim i dhimbshëm ngacmimi, vetëm me gjinitë e përmbysura krahasuar me normën (80% e padive për ngacmim në SHBA dhe mbi 95% në Itali ngrihen nga gratë). Apo nëse është "thjesht një komplot si ato që gjen në Netflix ose HBO.
Historia u duket e pabesueshme shumë njerëzve. Një koleg i të dyve, i intervistuar, e quan atë "një roman". Një dëshmitar kyç në këtë çështje, i shtuar së fundmi në listën e dëshmitarëve, është një mik familjar i Ranës, i cili qëndroi në një apartament në Nju Jork (ndoshta të mikut të tij, por kjo nuk është në dosje) në shtator 2024. Ai pretendon se është zgjuar në mes të natës, ndërsa flinte në një divan, nga Lorna Hajdini e dehur dhe e zhveshur, e cila i kërkoi të merrte pjesë në "një treshe" në dhomën e gjumit ngjitur.
"Hajde, eja, e di që ai është pronë e imja", bërtiti sipas tij zëri i Lornës nga dhoma tjetër. "Jo, jo, jo, duhet të ikësh. Nuk mund ta bëj këtë, ndaloje, ndaloje", pretendoi ai se kishte deklaruar gjatë bisedës.
Pastaj Rana i rrëfeu shokut të tij: ngacmime të vazhdueshme dhe kontakt seksual të detyruar, puthje publike, nofka raciste.
Komente









Ndoshta e ka k...n e madh. Dhe ndodh. Duket qeflije kjo bije
PërgjigjuHallati punon, i zoti levdohet or teeeejjjjj
Tu thafte piçka qe paske dashur te te qi ky ketri ty,degjove degjova thuaj!
PërgjigjuKy djali deshka me nxjerr jashte loje shqiptaret qe janë fut ne sistem bankar atje ! Dashka edhe 20 mil dollar tja marre popullit te Skenderbeut harron ky budalla se me 1 mil dollar shkon Qeveria atje dhe e dergon ne pidh te semes ! Kete rast e zgjedhin italiant mos kini merak ahahaha ! Hajde bote leshi Hajde
PërgjigjuDuket qartë një mashtrim shumë i pështirë për të grabitur para!
PërgjigjuKete e ka perdhunuar natyra me kete surrat qe i ka dhene...
Përgjigju