'Shefqet Gjana, mësuesi kuksian që do të vriste Enver Hoxhën', një dëshmi e rrallë për torturat që bëheshin në hetuesitë e komunizmit

DOSJA K- “Shefqet Gjana, mësuesi kuksian që do të vriste Enver Hoxhën”, një dëshmi e rrallë për torturat që bëheshin në hetuesitë speciale të komunizmit dhe se si u bë shkak thjeshtë një mendim, i një ushtari, për të vrarë Enver Hoxhën, një mendim i shprehur tek një kushëri, dhe alarmi do të ngrihej deri në kupolën e Ministrisë së Brendshme.

Ishte viti 1969. Në korridoret e hetuesisë së Tiranës po qarkullonte një frazë alarmante. “Kanë dashur ti bëjnë atentat Enver Hoxhës.” Çfarë kishte ndodhur? Dhe kush ishte autori i ketij akti?

Ndërsa kryente shërbimin ushtarak në Kodër-Kamëz, i riu nga Kukësi, Shefqet Gjana, do të çonte ndërmend një akt të guximshëm. Pritej që Enver Hoxha të kryente në vizitë në tarracat e Bathores,  dhe ndërsa Shefqeti bënte rojë në një prej karakollave të repartit ushtarak, kishte  parë diktatorin diku më tej ndërsa kryente këtë vizitë.  Kishte menduar për pak sekonda se si do të ndryshonte fati i vendit, nëse ai do të ngrinte armën dhe do të vinte në shënjestër Enver Hoxhën, duke e vrarë në vend, aty në plantacionet e Bathores.

S’dihet se si mund të ketë vepruar vetëdija dhe nënvetëdija e të riut ushtar në ato momente, por sot ai thotë se i shkuan në mend një varg argumentesh që e bënin të kotë atë atentat edhe sikur ta bënte. Ishte thjeshtë një mendim. Nuk kishte akt. Por ky mendim, të cilin ai do e artikulonte me një kushëririn e tij, do të krijonte alarm pak vite më vonë dhe do ta çonte në arrest. Si do të shkonte fati i mësuesit të ri Shefqet Gjana dhe çfarë kërkonin hetuesit gjatë marrjes në pyetje, pse dhe si e torturonin? Si do ti përballonte torturat dhe çfarë dëshmon ai për medikamentet që përdoreshin si drogë në hetuesi. Ndiqni emisionin e plotë Dosja K në Report Tv.

B.K/N.Xh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maks: 24/04/2024 08:27

    Ama trim i madh paska qene mendonte se do vriste enverin por gardhi e degjoi dhe ky martiri i demokracis u arrestua dhe kriminelat komunist e torturuan por fati e shpetoi dhe nuk e vran Qenka me fat kjo pun Edhe un doja ta vrisja enverin por sma mbante

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë