'Sheh diçka, thuaj diçka', nisma e veçantë e prefektit të Shkodrës për të triumfuar ndaj krimit! Lidhet 'pakti' Polici-Komunitet

Një iniciativë shumë domethënëse të ndërmarrë nga prefekti i qarkut të Shkodrës e ka vlerësuar drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliun, nismën "Sheh diçka, thuaj diçka". Një takim sensibilizues i mbajtur në Shkodër më maturantë në gjimnazin "28 Nëntori" nxori në pah qëllimin e kësaj iniciative, për të arritur në një bashkëpunim të domosdoshëm të qytetarëve me policinë në luftën ndaj krimit. Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu tha se kjo është nisma e duhur për të krijuar së bashku një ambient sa më të sigurt në aleancë me qytetarët. 

Ndërsa sa i përket fitimit të besimit të qytetarëve pas një sërë  ngjarjesh të rënda kriminale, Veliu deklaroi se po fitohet besimi i qytetarëve për të denoncuar, kjo edhe falë punës së policisë dhe goditjes së grupeve kriminale prej disa kohësh në Shkodër.

Veliu ka kërkuar besimin dhe mbështetjen e qytetarëve e sidomos të brezit të ri, që ata të kontribuojnë në adresimin e paligjshmërisë tek Policia e Shtetit, duke iu garantuar anonimatin. 

“Sheh diçka, thuaj diçka”. Është pikërisht kjo mënyra e duhur për të qenë një hap me afër nesh.Iniciativë shumë domethënëse e ndërmarrë nga Prefekti i Qarkut. Iniciativë që duhet përqafuar nga të gjithë, pasi Policia është në luftë të pandërprerë me krimin, por pa mbështetjen tuaj e ka më të vështirë. Po pse një hap i tillë është më i sigurt për ju dhe për ne? Spse indiferentizmi nuk është mënyra e duhur dhe aq më pak heshtja, kur përballemi me krimin.  Siguria është një kontribut i secilit prej nesh. Jemi qytetarë të këtij vendi dhe kemi përgjegjësinë e sigurisë së personit krah nesh e përballë nesh.  Tërheqja dhe mospërfshirja është mënyra më e thjeshtë, por pa dyshim, është mënyra më e pasigurt. Shpërndarja e përgjegjësive nuk tregon mbështetje.

Në rast se qytetarët veprojnë për atë çka shohin, përcjellin informacion, kanë bërë hapin e duhur, hapin që sjell siguri. Numri 112 është zëri yt.  Ne jemi këtu, jemi pjesë e juaja, askush prej jush s’është vetëm, ndaj jemi këtu për t'ju ndihmuar e për të na ndihmuar, që të rrisim parametrat e sigurisë së jetës. Denonconi në numrin 112 apo në Komisariatin Dixhital, rastet e paligjshmërisë, në çdo fushë ku konstatoni paligjshmëri, por jo vetëm. Denonconi punonjësit e Policisë që nuk meritojnë besimin tuaj, që nuk meritojnë të paguhen nga taksat tuaja, që shpërdorojnë besimin tuaj. Ju garantoj anonimatin dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm", u shpreh kryepolici Veliu. 

Prefekti i qytetit të Shkodrës, Valtrin Pjetri tha se është kohë të merremi me gjërat që na bashkojnë dhe jo që na ndajnë për një mjedis më të sigurt.

"Krimi nuk ka fe, nuk ka ngjyrë, nuk ka politikë, ka vetëm një qëllim, të vrasë shpresën. Prandaj jemi të gjithë këtu për të ndërtuar një marrëdhënie të re mes komunitetit dhe policisë së shtetit, për të gjetur format e bashkëpunimit për të mposhtur të keqen. Jemi të gjithë këtu në mbështetje të Policisë së Shkodrës, pasi ajo e vetme, pa ne, nuk mund ta luftojë si e sa duhet krimin. Nënë moton "Shesh diçka, thuaj diçka" duam të sensibilizojmë komunitetin tonë për të denoncuar çdo paligjshmëri. Vetëm kështu mund të garantojmë një të ardhme më të sigurt. Kjo nismë do të jetë një triumf pasi nismëtarët janë të rinjtë dhe bashkë mund të shembin muret e të keqes dhe të ndërtojnë kanale shprese për të gjtihë qytetarët e Shkodrës. Shkodra së fundi ka një vëmendje të shtuar nga ana e qeverisë", u shpreh Prefekti i qarkut të Shkodrës Valtrin Pjetri.

Më pas të gjithë të pranishmit kanë bërë një marshim në rrugët e qytetit, në shenjë solidarizimi dhe mbështetjeje për Policinë e Shtetit.

Aktiviteti u zhvillua me iniciativë të Prefektit të Qarkut dhe me mbështetjen e Drejtorisë Arsimore Rajonale, u zhvillua një aktivitet sensibilizues në mbështetje të Policisë.

Të pranishëm në aktivitet ishin zëvendësministrat e Brendshëm Besfort Lamallari dhe Romina Kuko, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, përfaqësues të komuniteteve fetare, të institucioneve si dhe nxënësit e shkollave të mesme të qytetit.

1556906442_veliu.jpeg

Prej Janarit e deri sot, janë dhjetëra e qindra raste ku qytetarët në të gjithë vendin kanë denoncuar paligjshmërinë në fushën e narkotikëve, të armëmbajtjes pa leje, organizimit të lotarive të palejuara, krimeve mjedisore, në parandalimin e konflikteve me pasoja të rënda për jetë, si dhe në fushën e sigurisë rrugore.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 04/05/2019 22:26

    Ardi veliu iken ne shkoder per nismat e reja dhe kupola e drejtoriase se pergjithshme organizon super operacion ne tirane me ngjarjet e shkodres.Kush dekonspiro infot kush po i mbulon e po i mban keta eksponente te krimit.Zerat brenda policise se shtetit kane frike te vejne ne dijeni drejtorin e pergjithshem ne lidhje me operacionet.Zoti drejtor i pergjithshem ka info dhe burime qe po paguhesh e po merr rryshfete te tmerrshme.Kush ja con zarfin drejtorit te pergjithshem.

    Përgjigju
  • Merita: 04/05/2019 11:26

    Ku jane makinat ne momentin e marshimit,ne pedonale ka makina kudo dhe asnje polic nuk i ndalon.Apo sot gjithcka ne rregull se ka ardh drejtori?Cfar duhet te denoncojne qytetaret?Mjafton te vendosesh kamera sigurie sic i ka gjith bota dhe te kontrollosh cdo gje,nga sjellja e policit deri te qytetari me i thjeshte.Nese nuk keni lek per kamera,mjafton te ulet ne nje klub ne pedonale shefi dhe ta shikoj me syt e tij si policet gjobitin te thjeshtin dhe kthejn koken para te fortit qe hyn e del nga pedonalja kur te doj qefi.Prefekti mjafton ti shikoj nga dritarja dhe ti degoj fotot komisariatit dixhital ose ti thot drejtorit te police leviz bythen e hajde ne zyre e shiko si punon policia yte.Perralla e show mediatik kot.

    Përgjigju
  • Aiaiai: 03/05/2019 23:26

    Ky Ardi Veliu bën mirë të paguaj orët shtese te oficerave qe po qëndrojnë në punë 24/24 orë se nisma ecën më mirë.

    Përgjigju
  • Justice: 03/05/2019 22:29

    Po dosjet ne arkiva i keni,hiquni pluhurin dhe beni punen tuaj.

    Përgjigju
  • Populli: 03/05/2019 20:41

    Shyqyr qe I erdhi Shkodres nje djale si Z. Valdrin ndaj vote unanime per kryetar Bashkie

    Përgjigju
  • Ylli: 03/05/2019 20:36

    Iniciative e mire. E mare nga posterat ne metrote e New York-ut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë