Shehaj bllokon foltoren, s'lejon deputetin Mziu të mbajë fjalën: Dua të flas për vjedhjen 1.3 mld euro! Spiropali: Po bëni karshillëk

Deputeti i pavarur Agron Shehaj vijon të mbajë të bllokuar foltoren e Kuvendit për interpelancën me ministren Balluku për koncesionin e qeverisë me Gener 2 për Thumanë Kashar.

Shehaj nuk lejon as deputetin e PD-së, Xhelal Mziun të flasë në foltore.

“S’i e lejoni këtë karshillëk. Je i përjashtuar nga seanca. Ke kaluar cdo normë”, i tha Spiropali.

"Edhe unë për një cështje të rëndësishme doja të flisja, zonja kryetare. Janë 1.3 mld euro të vjedhura!", iu kthye deputeti, duke mos lejuar Mziun që të fliste.

 Debati mes Spiropalit dhe Shehajt:

Spiropali: Po poshtëroni deputetët e Kuvendit! Largohuni prej aty! Lironi foltoren, dilni prej aty, largohuni prej aty. Ky është cubllëk, largohu prej aty, zoti Mziu merrni fjalën.
Po kush jeni ju, unë s’e kuptoj si duroni këtë karshillëk këtë shfaqje. Një njeri që do krijojë parti të re, frymë të re. Nesër duhet të jemi në Kosovë.

Shehaj: Jam deputet. Ushtroj të drejtat e mia si deputet. Po mbroj qytetarët! Janë 1,3 mld euro... (rruga Thumanë-Kashar)

Spiropali: Sot jeni përjashtuar nga seanca sepse keni kaluar çdo normë njerëzore dhe të ligjit.

Do e lejoni zotin Mziu të mbajë fjalën e tij, ju e mbajtët fjalën tuaj me orë me radhë duke bllokuar foltoren. Është i përjashtuar nga seanca, s’jemi kafene këtu dhe të bësh presion. Do ishte turpi ynë dhe i deputetëve të bëhet ky presion dhe të bllokohet fjala! Garda të lejojë zotin Mziu të flasë.

Shehaj: Edhe unë për të drejtën e deputetëve do flisja. E kupton, janë 1,3 mld euro zonja kryetare, 1,3 mld euro! (vijon flet me Xhelal Mziun në foltore).

Spiropali: Largohuni prej aty, ndryshe do kalojmë në votim. Do ju heqësh të drejtën për të folur deputetëve. Merrni fjalën zoti Mziu, ai të vijojë t’i flasë vetes. Nuk po e lejoni të kryejë detyrën, mos i flisni në vesh. Zoti Mziu do e merrni fjalën...(Shehaj nuk lëviz nga foltorja). Zoti Mziu shkoni flisni nga vendi juaj, ai le të flasë me veten, le të vijojë t’i flasë vetes. 

Shehaj-Mziut: Nuk ka shans të të lë të flasësh!

Mziu: Shtyu pak andej! 

Shehaj: Po më kërcënon?

Mziu: Merre si të duash. ti s'u more me socialistët!


Lajmi kryesor:

LIVE- Përplasje në Kuvend, 'mollë sherri' interpelanca me Ballukun! Shehaj bllokon 4 orë foltoren, Spiropali e përjashtoi, Noka e shtyn me forcë


S.G/A.Q/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

AKU/ 20 ton mandarina do të asgjësohen në Divjakë

AKU/ 20 ton mandarina do të asgjësohen në Divjakë