1763560146_gazmentbardhi.JPG

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha pas përjashtimit të Agron Shehajt nga salla pas përplasjes me Belinda Ballukun, se maxhoranca po shkel vazhdimisht rregulloren duke përjashtuar vazhdimisht deputetët. Ai tha se jashtë duhet të dilnin ata që në vend që të ndëshkojnë korrupsonin e Ballukut, e duatrokasin atë. 

“Ju e keni kthyer në normalitet faktin që përjashtoni deputetë nga seanca. Kjo është salla ku deputetët ushtrojnë detyrën e tyre. Si rregull, po të ishit në lartësinë e detyrës, do të duhej të kishit nxjerrë nga salla kolegët që, në vend që të ndëshkojnë korrupsionin e Belinda Ballukut, e duartrokasin atë, duke i inkurajuar secilit prej ministrave që të bëjnë korrupsion.

Këta duhet të kishin dalë jashtë. Inkurajojnë një person që ka vjedhur 50 milionë euro vetëm me një firmë. Vijnë në sallë jo për të përfaqësuar interesin e qytetarëve, por për të duartrokitur një të pandehur për korrupsion. Është e turpshme që një koleg që reagon ndaj kësaj sjelljeje përjashtohet. Ky është turpi juaj, Kryetar!”, tha Bardhi. 


Lajmi kryesor:

E pandehur nga SPAK/ Balluku në Kuvend: S’do më dëgjoni kurrë fjalë kundër drejtësisë, opozitë me dy standarde! Deputetët e PD lënë sallën (VIDEO)