TIRANË- 60 ditë përjashtim nga punimet e Kuvendit është vendimi që mori Sekretariati i Etikës për kreun e Partisë Mundësia, Agron Shehaj i cili ditën e djeshme vodhi marrëveshjen sekrete Shqipëri-SHBA për blerjen e pajisjeve ushtarake dhe iku me vrap nga salla e Kuvendit, ndonëse një punonjëse e ndoqi nga pas.

Kërkesa për përjashtimin e Shehajt u bë nga Partia Socialiste me argumentin se ndonëse deputetët ishin njoftuar se marrëveshja përmbante informacione konfidenciale, Shehaj e nxori jashtë sallës ku duhej ta lexonte materialin e klasifikuar, ndonëse kjo përbën shkelje të legjislacionit për informacionin e klasifikuar. Po ashtu, grupi parlamentar socialist e kërkoi përjashtimin për veprime të rënda dhe të përsëritura, që këtë herë rrezikuan edhe sigurinë e punonjëses së parlamentit. Kjo e fundit, u rrëzua nga shkallët dhe pësoi lëndime ndërsa po vraponte për të ndjekur Shehajn, i cili as nuk ndaloi ta ndihmonte. 

Duke qenë se ky sesion parlamentar ka përfunduar, masa e ndëshkimit për Agron Shehajn do të futet në fuqi nga muaji shtator, në nisje të legjislaturës së re.

“Ishte shumë i qartë deklarimi i kryetarit të kuvendit, që dokumenti është konfidencial dhe deputetët ftohen ta lexojnë. Çka do të thotë se secili prej deputetëve, kundrejt nënshkrimit të deklarimit, e merr e lexon në atë sallë dhe ia dorëzon dokumentin punonjës së ngarkuar me këtë detyrë. Në rastin konkret zonja ishte edhe këshilltare e komisionit të sigurisë. Shehaj e patë të gjithë, mori dokumentin, e nxori jashtë sallës. Ama deklarimi publik i kryetarit të kuvendit ishte se kjo marrëveshje do lexohej në sallë. Të gjithë ato pamje të rënda, nuk më mbetet gjë tjetër veçse ti uroj punonjëses shërim sa më të shpejtë. Uroj të jetë rasti i parë dhe i fundit ku shkelet kjo vijë respekti, por çdo nëpunës publik i këtij shteti duhet të ndajë një detyrë ligjore që ia ka ngarkuar ligji”, sqaroi Ulsi Manja.

Në mbledhjen e Sekretariatit të Etikës nuk u mor një vendim për kërkesën tjetër të socialistëve, për referim në SPAK të çështjes së Shehajt. Ligjvënësi socialist Ulsi Manja shpjegoi se elementët e veprës penale nuk janë kompetencë e këtij komisioni dhe se do të jetë vetë Partia Socialiste që do ta depozitojë në SPAK kallëzimin për kreun e Partisë Mundësia.

“Elementët e veprës penale nuk janë kompetencë e këtij sekretariati. Do ketë një referim të kallëzimit ndaj Shehajt në SPAK dhe të gjithë elementët që kanë të bëjnë me shkelje të konfidencialitetit, nxjerrjen e dokumentit jashtë asaj salle por edhe me veprimet që pasuan nxjerrjen e këtij dokumenti, i takon organeve hetimore”, tha Manja.

Socialistët thonë se sjellja e deputetit duke marrë më forcë dhe duke nxjerrë jashtë sallës dokumentin e klasifikuar sekret përbën shkelje të rëndë të legjislacionit dhe për këtë duhet të paditet në SPAK.

Ndërsa PD e cila votoi kundër se komision e argumenton kështu qëndrimin e saj.

“Nuk ka qenë dokument sekret por konfidencial, këtojanë dy gjëra të ndryshme. Shoku Niko nuk tha lexojeni në prezencë të…por merreni dokumentin", tha Saimir Korreshi. 

Ky është dënimi i pestë me përjashtim për kreun e Partisë Mundësia për shkak të sjelljes në Kuvend. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:30
Nga prishja e seancave te vjedhja e dokumentit sekret, Agron Shehaj 5 dënime gjatë këtij sesioni parlamentar

Sekretariati i Etikës e përjashtoi me 60 ditë të tjera Agron Shehajn nga punimet e Kuvendit. Vendimi u mor një ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në ambientet e parlamentit ku deputeti Shehaj mori me forcë një dokument të klasifikuar, marrëveshjen e huasë mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky është dënimi i pestë që Agron Shehaj merr gjatë këtij sesioni parlamentar.

I pari ishte më 19 nëntor 2025, kur Agron Shehaj prishi seancën gjatë se cilës ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku po fliste për herë të parë për akuzën që SPAK ngriti ndaj saj për shkelje të barazisë në tenderë. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi e përjashtoi nga seanca plenare.

Katër muaj më pas, Shehaj përjashtohet me 20 ditë nga punimet e Kuvendit, pasi bllokoi senacën plenare të 2 marsit në një përballje me socialistët për çështjen e Rrjollit.

Shehaj mori edhe 2 dënime të tjera me nga 30 ditë, të dyja të marra në muajin qershor pas përplasjes me ministrin Petrit Malaj dhe kryeministrin Edi Rama në dy seanca të ndryshme.

Dënimi i fundit për këtë sesion parlamentar ishte vendimi i sotëm i marrë nga Etika, e cila e ndëshkoi maksimalisht me përjashtim 60 ditë nga punimet e kuvendit. Vendim që do të futet nga shtatori me nisjen e sesionit të ri parlamentar.

K.M/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Marta: 28/07/2026 21:49

    Ishte “sekrete” por permbante te dhena konfidencie: tani eshte sekret shteteror dhe e klasifiluar ne nivelin “Konfidencia” apo si eshte kjo pune!? Apo sekrete sipas nivelit ramost

    Përgjigju
  • Hasan: 28/07/2026 15:00

    Ti hicet imuniteti dhe te burgoset qe te zere mend dhe Bela Balluku

    Përgjigju
  • Deni: 28/07/2026 14:22

    ho me,po tallni karet ju? nxjerrje apo fotografimni selretit shteteror e ju e perjashtoni 60 dite? ca boni kshu mer,vari lesht !hiqi mandatin dhe duhet ta marin persiper instancat e tjera shteterore.Ai duhet hetuar kujt ia nisi informacionin…shkerdhate ky,me shkerdhata ju me keto masa. Vari lesht,tallki trapin me popullin. Tashme eshte e turpshme te perfaqesohesh nga ky llum. Po ato grate bundrra te pd e permenden ndonjehere ate zonjen qe u derrmua tek shkallet?ishte normale per to? perversitet pa fund.shkerdhata kombetare.

    Përgjigju
  • Hazbiu: 28/07/2026 11:48

    po ca lidhje ka ky per deputet dole ne origjin gone si ne fshat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38

    Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?