Shehu në Report Tv: Pandemia në vendin tonë ka dalë nga kontrolli! Do ta bëja vaksinën anti-COVID në çdo moment

Mjeku Tritan Shehu në një intervistë për Report Tv ka thënë se e shikon kaotike situatën e pandemisë në vendin tonë.

Kritika ai ka për testimet duke thënë se janë shumë të ulëta, dhe kjo shton ai e bën të vështirë gjurmimin.

“Është një gjendje jashtë kontrollit. Se në momentin që nuk teston s'mund të diagnostifikosh, nuk mundet të përcaktosh shkakun e humbjes së jetës, as shërimit. Testimet janë kaq të ulëta dhe çdo gjë del jashtë kontrollit sepse po nuk testove nuk arrin të identifikosh. Kjo situatë është e paqartë, dhe po shkon në një mënyrë kaotike.

Lënia jashtë loje të mjekut të familjes. Nuk mund të jetë pjesë e kësaj. Nga ana tjetër në një kohë kur spitalet rajonale nuk lejohen të shtrohen”, tha Shehu.

Vaksina e vetmja shpresë për të dalë nga ky tunel sipas tij. Ndërkaq e ka qujtur të rëndësishëm rolin e mjekut të familjes por thotë se është përjashtuar. Ndërsa u pyet nëse do ta bënte vaksinën anti-COVID, ai tha se e mirëpret në çdo moment duke e quajtur të rëndësishme.

“Duhej aktivizuar që në fillim fare mjeku i familjes. Në spitale rajonale ska asnjë repart, mbingarkohet trauma. Të përballosh një epidemi kërkon politika shëndetësore, financiare organizim infrastrukturë. Kemi të bëjmë me një epidemi dhe pandemi masive

Unë me entuziazëm do ta mirëprisja në çdo moment që do të më ofrohej vaksina për ta bërë. Është shumë e rëndësishme, skam asgjë kundër”, thotë ai.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'