Shehu: Vaksina kundër COVID do kushtojë 20 dollarë për një njeri, në dy doza! Qeveria të mbyllë urgjentisht kontratat

Ish ministri i Shëndetësiësë Tritan Shehu i ka bërë thirrje qeverisë që të firmosë sa më parë kontrata në lidhje me vaksinën kundër COVID.

Ndërkaq ai ka deklaruar se vaksina do të kushtojë 20 dollarë për një person, në dy doza.

"Qeveria duhet detyrimisht të mbylli kontratat. Mos të thotë fola me kancerlaren dhe Di Majon sa do vijnë nga ky vend nga ai vend dhe në çfarë datash do të vijnë . e patë çfarë bëri kosova ka marrë kredi nga BB.

Duke ndjekur ritmet e vendeve të BE, pse nuk e bën dhe ai këtë gjë em COVAX. 20 dollarë për një njeri në dy doza, ky është çmimi që ka COVAX dhe të tjerat. Ka mundësi të ulet me daljen e vaksinave të tjera. Kjo vaksinë kërkon transport special, kushte të tjera. Vendet e tjera kanë muaj që po përgatiten, po ne ku jemi asgjë, çfarë presim nga qielli apo nga COVAX., COVAX nuk është për standardet tona por për Afrikën Qendrore, ne duhet të luftojmë për standarde europiane.

Kjo qeveri nëse nuk e zgjidh këtë çështje këto javë që kanë ngelur dhe fillojnë që në nëntor, ajo qeveri do të shkaktojë dëme të mëdha ndaj njeriut", tha ai.


Lajmi kryesor:

Bledi Çuçi në Report tv: Rama sheh si kundërshtare të vërtet PD-në dhe jo LSI-në! Shehu: Qeveria të mbyllë urgjentisht kontratat


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg