Gjykata e Durrësit ka ndryshuar sërish masën e sigurisë për ish-drejtorin e ALUIZNI-t Durrës, Flamur Gjuzi. Pak ditë më parë ai u vetëdorëzua pas 4 muajsh në kërkim, por në datë 2 prill gjykata vendosi si masë sigurie arrest shtëpie nisur nga situata e pandemisë së koronavirusit, ndërsa sot ndryshoi masën e sigurisë nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje.
Gjykata e Apelit Durrës sot në orën 11:30 ka prishur vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë duke zëvendësuar masën e sigurimit personal, nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje pranë oficerit të policisë gjyqësore njëherë në muaj. Ai akuzohet për shpërdorim detyre, pasi sipas prokurorisë kishte legalizuar 26 m shtesë anësore në pallatin 6 katësh, që u shemb nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës dhe zuri brenda dy persona.
Flamur Gjuzi, ka mbajtur postin e ish-drejtorit të ALUIZNI-t në Durrës dhe ishte shpallur në kërkim për shembjen e godinave nga tërmeti në Durrës. Në vitin 2017, ai ka qenë kandidat për deputet i LSI-së për Durrësin.
-
Qelbesirat brekpalare
Përgjigju -
Jepini dhe ndonje lek xhepi ktij hajduti dhe jeni ne rregull me masat shtrenguese. Bravo.
Përgjigju -
Po normal si do rri brenda apo ska te paguaj,..fshihet pas hyrjes parafabrikat te lagjes 18 dhe cuni studion jashte vendit,
Përgjigju -
hahahahahahahah respekte
Përgjigju -
Akoma bojene ligjet njerezit e Sali kancerit te shqiptareve.
Përgjigju -
Krah per krah me gangsteren Monika... Nje kapobande e vertete rrugesh ... Ahh mortja ...mortja ku rri qe nuk ju perpin o funderrina!
Përgjigju -
Ja pra bashkia e Durresit si e ndihmon "pensionistin e vetmuar" Flamur Gjuzi.... dhe forcojme masat ndeshkimore per "kriminelat real" pensioniste. Hajde organ legjislativ@ekzekutiv hajde...vertet skemi pare gje akoma.
Përgjigju












Komente
Komento