PRISHTINE - Shemsi Gashi, 61 vjeçar është polici i vrarë sot në Prishtinë. Këtë për KosovaPress, e ka konfirmuar njëri prej kushërinjve të viktimës i cili ka qenë në vendin e ngjarjes.

Dëshmitarët tjerë që kanë qenë në vendin e ngjarjes nuk kanë dashur të flasin para kamerës por kanë treguar se në orën 07:00 të mëngjesit kanë dëgjuar të shtëna armësh.
Për viktimën thonë se ka qenë duke shkuar në punë.
Merret vesh se Gashi ka qenë duke punuar në departamentin e Kriminalistikës në Policinë e Kosovës./ATSH/