Shën Gjergji, fshati që po bëhet ‘kryeqytet’ i turizmit në Malësinë e Tiranës

  Shën Gjergji, fshati që po bëhet ‘kryeqytet’ i turizmit në Malësinë e Tiranës

Vetëm 1 orë nga Tirana, mes një peisazhi që gjelbëron në pranverë  me ngjyrat më të bukura në vjeshtë, ndodhet Shëngjergji, një nga bukuritë e Malësisë së Tiranës. Për të mbërritur deri në fshat, përveç udhëtimit me makinë private, Bashkia e Tiranës ka mundësuar edhe transportin e rregullt publik. Pasi lë Malin e Dajtit, përpara shfaqen male, pyje, përrenj, të cilët e bëjnë gjithnjë e më të freskët udhëtimin.  Malësia e Tiranës paraqet shumë karakteristika, me mundësi të shkëlqyera për turizmin malor. Distanca e afërt nga Tirana i jep avantazh që të sigurojë prurje vizitorësh. Banorët e zonës po përpiqen të shfrytëzojnë potencialet e natyrës me gatimet dhe mikëpritjen karakteristike të zonës. Turizmi familjar është bërë kryefjalë në Shëngjergj, pjesë  në projektin e 100 fshatrave të ndërmarrë nga ana e qeverisë, aq më shumë që ku përparësi kanë projektet në fushën e agro turizmit.

Ujëvara e Shën Gjergjit
Pasi ke përshkuar afro 22 km nga Tirana, në krah të majtë të rrugës për në Shërgjergj, ndodhet Ujëvara e Shëngjergjit, një mrekulli nga pikëpamja e peisazhit, por edhe e mundësisë për pak freski e pse jo dhe për tu kredhur në ujin që rrëshqet rrëmbimthi mbi shpat. Ujëvara e Shën Gjergjit është shndërruar në një destinacion të lakmuar për kryeqytetasit, si dhe turistët e huaj, që gjithnjë e më shumë po vizitojnë zonën. Ujëvara gjendet pranë fshatit dhe ka një lartësi prej 30 metrash. Ajo furnizohet me ujë nga Mali me Gropa dhe ushqen me ujë përroin, uji i të cilit përdoret dhe për vaditje.

Britanikët që kanë ‘pushtuar’ Shëngjergjin
 Pasi lë pas Ujëvarën e Shëngjergjit, si dhe disa lokale përgjatë rrugës ku nuk mungojnë dhe ambiente të improvizuara për plazh natyral përgjatë përroit të Shëngjergjit, për afro 10 minuta je në qendër të fshatit. Në vështrimin e parë ajo që të bie në sy janë disa ndërtime lokalesh për të cilat duket se janë bërë jo pak shpenzime, por që janë larg ndërtimeve karakteristike të zonës. Vetëm pak metra larg qendrës të kap syri një bujtinë, e cila dallon se është një përzierje mes arkitekturës klasike dhe asaj moderne. Në sallën e pritjes ka një oxhak modern dhe nga dritaret shquan një peisazh të mrekullueshëm të zonës. Poshtë ka një qilar ku mbahet vera në kushte të freskëta, si dhe një tavolinë të gjatë ku mund të konsumosh verë, por është dhe ambient shumë miqësor. Nuk mungon edhe një pishinë, e cila e bën shumë më argëtuese pushimin në këtë bujtinë. Turistët  flasin  me superlativa  për bujtinën,  peisazhin e mrekullueshëm të zonës dhe gatimet tradicionale, si mishi i kecit, pilafi me grurë të thërrmuar, fërgesa tipike e Tiranës, si dhe bulmeti BIO. Afër ndodhët edhe liqeni i Lepurit, i cili është vetëm 30 minuta larg.   

 Perspektiva e zonës
Bashkia e  Tiranës vendosi që zona e Shëngjergjit të përfshihet në projektin e qeverisë të 100 fshatrave.   Shumë shpejt pritet të nisin punimet nëpër fshatrat e tjerë të zonës, nëpër shtigjet ku kalojnë turistët, tek ujëvarat, tek kalatë e vjetra, dhe në shumë nga vendet atraktive të të gjithë krahinës. Shëngjergji duket se do të jetë bahçja e Tiranës, jo vetëm për domatet më të mira që bën në vend, por edhe për turizmin në Malësinë e Tiranës.

tirane (2).jpg" style="height:1169px; width:780px" />

Ujëvara e Shëngjergjit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • luli: 08/08/2019 13:05

    Shume terheqese ajo zone dhe me lokale shume te mira

    Përgjigju
  • Qazim Duka: 05/08/2019 15:32

    Me vjen mire qe zona po behet atraktive e terheqese pasi vertete eshte e bukur dhe ka larmshmeri dhe te jep mundesi te mire per te kaluar nje fund jave. Me vjen keq per shokun administrator qe edhe kur ishte me perpara edhe tani nuk i tha njeri pune e mbare, nuk rri njeriu duke pire raki gjithe diten, si nuk mori nje iniciative te shtronte rrugen nga Shengjergji ne Bize e sigurisht me ato pak lek qe do te investonte bashkia nr i vizitoreve qe do ta vizitonin sigurisht qe te pakten do te 3-fishohej. Por kur mendoj qe ai nuk ka shtruar as rrugen vet vaj medet atij mileti thuaj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë