RUSI - Belye nochi, kështu i quajnë rusët Netët e Bardha. Javët e netëve të bardha dhe ditëve plot diell veror të qytetit verior të rusisë janë një kohë e mrekullueshme. Koha kur Shën Petërburg manifeston më shumë se kurrë gëzimin e jetës.
Netët e Bardha fillojnë në muajin maj, kur qyteti I dorëzohet pranverës dhe parqet mbushen plot me pemë të lulëzuara, por në fakt mesi i qershorit është piku i këtyre ditëve kkur dielli shkëlqen fort dhe përvojat nuk mungojnë. Ja se cfarë duhet të bëni gjatë qëndrimit tuaj në Shën Petërburg
VIZITONI KOPSHTET E VERËS DHE BËNI BANJO DIELLI NË NEVA
Letnii Sad (kopshtet e Verës) është dizenjuar enkas për të qenë sa më funksional gjatë ditëve të verës. Duke ecur nëpër rrugicat me hije të zbukuruara me statuja mermeri të bardhë dhe plot shatërvanë të bukur, është një përvojë e paharrueshme në Shën Petërburg. Banjot e diellit në buzë të Nevas janë gjithashtu tipike për qytetin dhe ata që duan diellin ky është vendi më ideal për të marrë ngjyrë të bukur nga dielli.
BËNI NOT
Liqeni Ladoga është fare pranë qytetit dhe është I rrethuar nga pyje. Ai ësthë një nga destinaicionet më të preferuara të verës për piknik, not dhe pedalim kanoesh. Plazhi Komarova është një vend për të vizituar patjetër në mes të verës.sigurisht që nuk është Karaibe, por në më pak se një orë udhëtim nga qyteti mund ta ndjesh sikur je milje të tëra larg qytetit. Ia vlen të thithësh ajrin e detit.
QËNDRO ZGJUAR GJITHË NATËN
Ju duhet ta bëni këtë të paktën njëherë gjatë stinës së netëve të bardha. Ka një lloj euforie kur kalon natën jashtë . mund të fillosh mbrëmjen me një darkë në ajër të pastër si Okean, I vendosur në një kruizer të konvertuar që qëndron në lumen Neva, pastaj shkoni të kërceni në një nga klabet më të modës në jetën e natës si Datscha në Dumskaya Ulitsa.
Ndërsa afron lindja e diellit, aty nga ora tre e mengjesit sigurohu të ngjitesh sa më lart që të kesh një pamje të mrekullueshme të Shën Petërburgut.
TË SHOHËSH HAPJEN E URAVE NEVA
Kjo është vula tradicionale e Netëve të Bardha: të shohësh spektaklin masiv të hapjes së urave mbi lumin Neva ku fillojnë të lëvizin anijet e shumta. Bëj një udhëtim me një kruiz dhe shijo mesnatën e Netëve të Bardha.
Por nëse do të shëtisni në këmbë, atëherë sigurohuni që të jeni në anën e duhur të lumit që të keni mundësi për tu kthyer në hotel: metroja mbyllet në orën 12.30 am dhe urat qëndrojnë të ngritura deri në orën 5 am. Nuk ka asnjë rrugë tjetër kalimi në anën tjetër të lumit.
VËSHTRO YJET E NETËVE TË BARDHA
Mesi I verës ishte tradicional kur artistët performues rusë merrnin pushimet ose shkonin në turne dhe skenat e Shën Petërburgut ishin të heshtura gjatë këtij sezoni….. deri në vitin 1993 kur Marinskii Theatre’s Valery Gergiev themeloi spektaklin popullor te yjeve, Festivalin e Netëve të Bardha.
Tani nga mesi i majit deri ne mes te korrikut ka pothuajse përditë shfaqje operash, baletesh dhe koncertesh klasike tek Marinskii, ku performojne yjet më të njohur rusë dhe ndërkombëtarë. Koncerte outdoor janë gjithashtu të suksesshnme si ai që Sting zhvilloi në vitin 2011 kuu mblodhën më 30 mijë vetë jashtë pallatit dimëror të Carit.
BËHU PJESË E FESTËS MË TË MADHË TË RUSISË
Është pika më kulminante e Netëve të Bardha. The Scarlet Sails që mbahet më 22 qershor është aktiviteti më I madh publik I vitit në Rusi, ku zakonisht mblidhen më shumë se 1 milion njerëz. Ka një betejë piratësh në lumen Neva, pasta fishekzjarrë ekstravagantë që përmbyllet me shfaqjen e një anije me vela të kuqe.
Gjithcka e ka burimin nga një libër popullor për fëmijë. Por Scarlet Sails – Alye Parusa – është shndërruar në symbol të Netëve të Bardha dhe ndoshta momenti më special I verës në St Petersburg.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.06. 2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com