Shëndetlie nga zonja Albana

Shëndetlie nga zonja Albana

Përbërësit: 

  • 3 gota miell
  • 1 gotë sheqer
  • 2 lgj mjaltë
  • 2 kokrra vezë
  • 2 fk arra
  • 1 lç sodë buke
  • 1 fç gjalpë
  • 3 fk ujë
  • 1 lgj kakao
  • 1 bustinë vanilje

Për sherbetin:

  • 3 gota sheqer
  • 2 e ½ gota ujë

Përgatitja:

Në një enë përziejmë vezët me sheqerin, mjaltin, gjalpin, ujin dhe në fund arrat, sodën e bukës dhe kakaon. E punojmë mirë brumin dhe e vendosim në një tavë të lyer me pak gjalpë. E nivelojmë mirë me dorë dhe më pas e lyejmë me një të verdhë veze. Me majën e një piruni shpojmë kekun vende-vende dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur për 30 minuta. Pasi ëmbëlsira është pjekur e ndajmë në rombe mesatare dhe e sherbetosim.

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës