LEZHË - Mineralet shqiptare në veri të vendit mund të kalojnë nga porti i Shëngjinit drejt Europës. Interesimi vjen nga një kompani holandeze,përfaqësuesit e të cilës kanë mbërritur në Lezhë për të parë nga afër mundësitë e bashkëpunimit dhe investimeve të kapitaleve të tyre në këtë zonë.
 
“Kemi qenë në Shqipëri edhe para 4 vitesh për të vendosur kontakte me qeverinë tuaj. Po shohim me prioritet mundësitë e investimeve nga ana jonë. Ne do të kemi një vizitë edhe në Spaç ku nxirret minerali i bazaltit në sasi të mëdha.

Sigurisht që do të shohim edhe fusha te tjera ku zona juaj mund të marrë një zhvillim të shpejtë si përshembull Porti i Shëngjinit, i cili nëpërmjet transportit me anije të lendeve të para do të mundësojë rritje të të ardhurave që përkthehet edhe në vende të reja pune.”-tha Harrie Van De Moesdijk.

Për kreun e bashkisë së Lezhës, Viktor Tushaj i cili ishte pjesë e grupit që shoqëronte investitorët holandez, ka fusha konkrete te bashkëpunimit, por ato do të bëhen publike pas takimeve me përfaqësues të qeverisë shqiptare.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)