SHËNIM/8 Marsi dhe gruaja Shqiptare

TIRANË - Sot është 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas, e cila festohet nëpërmjet aktiviteteve të shumta. Në Shqipëri kjo festë është kthyer në një simbol të veçantë për nënat dhe vajzat, të cilat në këtë ditë ndihen të privilegjuara. Ato marrin dhurata nga fëmijët apo bashkëshortët, në shenjë mirënjohje dhe respekti.
Kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi dhe ndërtim në gati 9 dekada.
Dita e Gruas u vendos fillimisht në përkujtim të demonstratës së grave punëtore në Nju Jork.
Por përfundimisht, 8 Marsi u vendos si Dita Ndërkombëtare e Gruas, pas tragjedisë së 25 marsit 1911 në një fabrikë po në Nju Jork, ku zjarri i rënë në një fabrikë ku punonin vetëm gra shkaktoi 146 viktima, shumica e tyre emigrante.
Tragjedia shënoi ditën në të cilën gratë përveçse festojnë, edhe protestojnë për të kërkuar më shumë të drejta dhe barazi gjinore në të gjithë botën.
Ndryshimi dhe emancipimi i gruas Shqipëtare ka qenë mjaft i vështirë dhe ka kaluar nëpër situata që me këmbënguljen e saj i ka kaluar dhe sotë ka përfituar atë që meritonë në shoqëri dhe në familje. Sot mund të themi se gruaja në vendin tonë si kurr ndonjëherë ze një vend të rëndësishëm në legjislativin dhe ekzekutivin tonë.
Kjo qeveri ka numrin më të madh të grave ministre apo drejtore drejtorish e institucionesh të rëndësishme qendrore, jo vetëm në vitet e demokracisë, por edhe gjatë gjithë historisë së vendit tonë. Bilanci i saj në këtë 8 mars 2015 është i jashtëzakonshëm.
Ajo ka avancuar ndjeshëm në atë vend të shoqërisë sa është kthyer në protagoniste të saj. "Çdo grua që kupton problemet e mbarëvajtjes së një shtëpie është shumë më afër kuptimit të problemeve të mbarëvajtjes së një vendi", ka thënë ish-Kryeministrja Britanike, Margaret Thatcher, e njohur si "Zonja e hekurt".
Dhe gratë shqiptare, që sot janë në krye të bizneseve apo institucioneve të rëndësishme kanë krijuar tashmë një kulturë të re menaxhimi. Janë inovative, dinamike, tradicionale, konservatore, por edhe moderne dhe eksploruese. Kanë karaktere të ndryshme, por emëruesi i tyre i përbashkët është se dinë të guxojnë dhe të marrin mbi vete përgjegjësi. Drejtimin e konsiderojnë si një sfidë që po e çojnë përpara, më shumë të nxitura nga pasioni se nga etja për para apo pushtet.
Statistikat  tregojnë se në kompani ku drejtuese janë femrat, delegohen më shumë përgjegjësi sesa kur në krye janë meshkujt. Sektori i biznesit ku gratë po shkëlqejnë prej disa vitesh tashmë, është ai bankar. Kanë marrë poste drejtuese pa asnjë përkrahje apo politikë favorizuese, thjesht nga kujdesi dhe përgatitja e tyre, si dhe nga përkushtimi dhe "meraku" për punën.
Por në rrugën e emancipimit të plotë të gruas Shqipëtare ka akoma shumë vështirësi që duhen kapërcyer. Sidomos te  gruaja rurale që e ka  të vështirë  të shkëputet nga tutela  e "padronit"-kryefamiljar, edhe pse punët në bujqësi i bëjnë bashkë, madje në shumicën e rasteve është gruaja ajo që vendos apo i jep peshën drejtimit të punëve.
Po cila është e ardhmja e gruas shqiptare në shoqëri dhe në sipërmarrje? Sikurse e shprehin vetë gratë më të suksesëshme në biznes:" Ekuilibrimi gjinor në shoqëri dhe në mjedisin e sipërmarrjes lidhet ngushtë me formalizimin e shoqërisë sonë dhe biznesit shqiptar. Femrat janë më të prirura ndaj një mënyre pune të rregullt, të shtruar, formale. Ato do ta shfrytëzojnë shumë mirë këtë avantazh natyral, në kohën që formalizimi i biznesit, por edhe transparenca dhe kërkimi i llogarisë në administratën shtetërore, do të rriten".
Realiteti i sotëm, gratë ministre apo drejtoresha të rëndësishme në administratën publike, i japin zemër përherë e më shumë femrës shqiptare se ajo mund t'ia dalë, mund të çajë dhe të jetë e suksesshme në shoqëri dhe në drejtimin e shtetit tonë./ATSH/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion