Një dalje e Greqisë nga eurozona, nëse do të ndodhë, do t'u kushtojë jashtëzakonisht shumë para shumë njerëzve, mirëpo për disa, kjo ka sjellë faktikisht shumë para, shkruan në një artikull gazeta konservatore austriake "Die Presse".
Shkrimi titullohet "Si mund të fitohet një dorë para me Grexit".
Si shembull karakteristik sillet kompania kanadeze e prodhimit të letrës, "Fortress Paper", një kompani relativisht e vogël që me xhiro të përditshme gjithashtu të vogël, por që është në bursën e Torontos.
Ditët e fundit, vlera e aksioneve të kompanisë, që për shumë kokë ishte pasive, u rrit në stratosferë, pa patur fillimisht ndonjë arsye të dukshme.
Siç bëhet me dije nga "Die Presse", brenda pak ditësh, fitimi i aksioneve u rrit me 90 për qind dhe kjo sigurisht nuk i dedikohej publikimit të bilancit të katërmujorit, që paraqiste humbje të reja.
Arsyeja ndodhej në përhapjen e spekulimeve javën e kaluar, përmes blogjeve financiare me influencë.
Spekulimet thoshin se Greqia po përgatitet për Grexit dhe se ka porositur në kompaninë "Fortress Paper", që është një nga të paktat që prodhojnë letër për shtypjen e parave, sasira kolosale letre për të ashtuquajturin "Geuro" (euro greke), një "informacion konfidencial", që solli fitime kolosale për aksionet e kompanisë./ atsh/