SHËNIM/ Mbrojtja e Sali Berishës për Ilir Metën, një bumerang politik: po pse e shfajëson edhe nga akuzat e korrupsionit që ka bërë kur qeveriste me PS-në?

SHËNIM/ Mbrojtja e Sali Berishës për Ilir Metën, një bumerang politik: po pse e shfajëson edhe nga akuzat e korrupsionit që ka bërë kur qeveriste me PS-në?

Ilir Meta dhe Sali Berisha

Unë e mirëkuptoj përpjekjen, energjinë dhe zemërimin me të cilën Sali Berisha dhe familja e tij këmbëngulin për më shumë se një vit për të dëshmuar pafajësinë e tyre përballë akuzave të rënda për korrupsion në çështjen Partizani, por nuk kuptoj se si mund të betohen në të njëjtën mënyrë edhe për pafajësinë e të tjerëve. Sidomos të atyre si Ilir Meta, i cili në të kaluarën është akuzuar pikërisht nga Sali Berisha si simbol i korrupsionit. E kuptoj që Sali Berisha përpiqet të paraqitet si një i ''burgosur politik'' i pafajshëm, por nuk kuptoj se si mund ta cilësojë edhe Ilir Metën si një i burgosur politik, i cili gjithashtu është akuzuar kryesisht për episode korrupsioni të kryera gjatë një periudhe kur Ilir Meta ishte në qeveri me Partinë Socialiste, ndërsa Sali Berisha ishte në opozitë: si për shembull rasti i marrëveshjes për fibrat optike me Unifi, lobimi në SHBA, favorizimi i një kompanie të telefonisë celulare, mos deklarimi i pasurisë dhe shumë lëvizje parash cash, që sipas Spak janë prova të pastrimit të parave. 

Përveç rasti CEZ-DIA të pjekur në vitin 2010 kur Berisha dhe Meta ishin bashkë në qeveri (po si ka mundësi që kryeministri Berisha nuk dinte asgjë?), vepra penale të tjera të kundërshtuara nga SPAK nuk kanë lidhje me kohën kur Ilir Meta ishte aleati i Sali Berishës, por në të kundërt, janë bërë, sipas prokurorisë së posaçme në periudhën pas 2013, kur ai ishte aleati më i fortë i Edi Ramës. Por në vend që të përfitojë politikisht nga ky fakt, Sali Berisha nuk beson asnjë akuzë dhe vazhdon bashkë me televizionin e familjes  të mbrojë Ilir Metën duke akuzuar SPAK. Pra, edhe një herë, mjafton të jesh mik apo aleat i Berishës për t'u transformuar në një person super të ndershëm, pavarësisht fakteve dhe dokumenteve të paraqitura nga Drejtësia.

Tani jemi përballë me dy opsione: Ose Berisha ka bashkëpunuar me afera të Metës edhe kur kishte mbetur në opozitë (si tregon rasti e Unifi te dokumentuar nga redaksia investigative te Shqiptarja.com), dhe sot ai mbron një bashkëfajtor; ose kjo mbrojtje e verbër është një tjetër vetëvrasje politike. Një qëndrim kaq esktrem dhe jo llogjik që fshin çdo  besueshmëri jo vetëm pët betejën politike të opozitës, por edhe për betejën personale që Sali Berisha dhe familja e tij po luftojnë për të dëshmuar pafajësinë e tyre. Pra, kthehet në një bumerang, pasi, nëse Berisha është i gatshëm të gënjejë me kaq bindje për të tjerët, imagjinoni se çfarë është i gatshëm të bëjë për veten e vet.(c.b.)

xy/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bledi: 23/10/2024 15:53

    Ndoshta, "shoqja redaksi", Berisha ka merak se ngelet vendi per kryeminister. Pra pa Ramen. Meqe korrupsionin Meta e kryente ne sinkron te plote me te. Mbase edhe ju "shoke e shoqe" te redaksise me kete duhet te merreni: pse Rama eshte jashte deftereve te SPAK kur kuterbimi i veprave te tij te renda te korrupsionit dhe krimit te organizuar asfikson vete incenatoret e Velise!

    Përgjigju
    • Po mër po: 23/10/2024 19:21

      Foli dhe Sali Gërdeci që bonte korrupsion me eprorët e tij. Ngri flamurin Rus tash.

  • Dakord: 23/10/2024 15:23

    Ka opsion të tretë. Nuk mbron ilirin, por sulmon spakun. Është më keq se kriminel. Është vetë antikrishti. Antinjeri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Media britanike ‘Metro’: Shqipëria mes pesë destinacioneve spektakolare për të vizituar në 2025

Media britanike ‘Metro’: Shqipëria mes pesë destinacioneve spektakolare për të vizituar në 2025