SHËNIM / Sajesa antishqiptare: 12 miljet që Greqia i merr Shqipërisë…
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis
Pasditen e së dielës, një tjetër lajm i rremë qarkulloi në mediat shqiptare, ai se “Kryeministri grek kishte zbuluar një marrëveshje për zgjerimin e Greqisë me 12 milje në detin Jon”.
Mediat pranë opozitës nxituan të shfaqin instiktet e tyre antishqiptare, duke sajuar mbi këtë çështje për arsye të kuptueshme politike, në përpjekjen e vazhdueshme për të krijuar probleme edhe atëhere kur nuk ka.
E vërteta është se për detin, çështja do të ndiqet në Hagë kur të dyja palët të jenë gati dhe kjo është konfirmuar publikisht si nga grekët, ashtu edhe nga shqiptarët.
Por teksa në Shqipëri fabrikohet një lajm i rremë, raportimi i medias greke tregon thjesht dhe shkurt për çfarë ka folur realisht sot Kryeministri grek.
Kanali mediatik ERT në Greqi, nënvijëzon mbështetjen që Mitsotakis ka shprehur për integrimin e vendit tonë në BE, sepse sipas tij, negociatat do krijojnë mundësinë që të diskutohet për shumë çështje me Shqipërinë në çdo kapitull që hapet.
“Kjo është arsyeja pse e mbështeta. Ky është një proces që kërkon shumë kohë. Dhe në çdo kapitull që hapet do të kemi mundësinë të diskutojmë të gjitha çështjet,” citon kanali ERT, Kryeministrin Kyriakos Mitsotakis.
Ndërkohë që mediat greke e vënë theksin te nevoja për diskutim dypalësh, referuar fjalës së kryeministrit grek, në Tiranë ngrihet një stuhi në gotë nga mediat antishqiptare që prodhojnë konflikt edhe atje ku konflikt nuk ka!
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3419
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ndahet nga jeta akitivisti shqiptaro-amerikan Prof. Sami Repishti, simboli i qëndresës ndaj torturave të komunizmit
27 Nëntor, 19:03
-
Greqi/ U kapën me 30 kg marijuanë, 2 shqiptare në pranga
27 Nëntor, 08:31
-
Australiani u zhduk në Theth, vëllai i tij kërkon ndihmë për gjetjen e 28-vjeçarit
25 Nëntor, 20:46
-
Mbytet gomonia në ishullin grek, humbin jetën 8 emigrantë, 6 prej viktimave të mitur
25 Nëntor, 15:15
-
'Mbi 100 mijë çekë po vijnë për turizëm në Shqipëri', Kryetarja e parlamentit çek vizitë zyrtare në Tiranë, takon Spiropalin
25 Nëntor, 13:15
-
Integrimi, BE i kërkon Shqipërisë qëndrimin për Kapitullin 6! Pritet të hapet brenda vitit
25 Nëntor, 11:31
-
Shef i NATO-s, Mark Rutte viziton sot Turqinë ku do takohet me Erdogan dhe Fidan! Nesër do të jetë në Athinë
25 Nëntor, 09:49
-
Mosha e mesme në Shqipëri, më e palumtur se në vitet 2006-2010
25 Nëntor, 09:11
-
'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025
24 Nëntor, 07:20
-
Policia greke asgjëson mbi 1 ton lëndë narkotike, i djeg në furra gjigante (VIDEO)
23 Nëntor, 18:59
-
‘S’është koha për bashkim me Shqipërinë’, Kurti: Qëllimi i Serbisë është hakmarrja, duhet të jemi të përgatitur për këtë
22 Nëntor, 10:32
-
Bregu: SEPA në Ballkan, një hap i madh drejt BE
22 Nëntor, 09:25
E gjitha mendoj se behet qe Greqia te dale te kanali i Otrantos. Per kete ka luftuar Anglia prej kohesh si perandori qe zoteron pikat strategjike ne bote. Anglia ka lene Greqine si perfaqsues. E tha i madhi Kastriot Myftaraj pak para incidentit.
PërgjigjuE tha mitsotaki troc qe u hapem ne detin jon 12 milje nuk supozohet.
PërgjigjuEDI RAMA,,,JE KRYEMINISTRI ME PATRIOT QE KA PATUR SHQIPERIA,,,ASNJE METER MOS I FAL GREQISE,, ,ATA NA KANE MARRE CAMERINE,,,MOS U BEJ SI SALI ANTISHQIPTARI.....
PërgjigjuPatronazhist.
PërgjigjuPra opozita dhe media afer saj "antishqiptare". Ndersa maxhoranca dhe media prane saj "patriotike". Bukur, bukur. Me kete logjike te llojit "Koci Bako" i bie qe kreu grekni qeverise nuk paska deklaruar se eshte marre vesh me Ramen qe te zgjidhin punen ne Hage, pasi te vere sinorin ne 12 milje. Di gje shoku autor i partise sa milje e ka Shqiperia?
PërgjigjuEh sigurim sigurim
Përgjigju