SHENIM / Syri si ''RD'' dhe ''ZP''. Modeli gazetaresk i Sali Berishës nuk ndryshon për 30 vite rresht

SHENIM / Syri si ''RD'' dhe ''ZP''. Modeli gazetaresk i Sali Berishës nuk ndryshon për 30 vite rresht

Syri sot

Prej vitesh të angazhuar në akuzimin e mediave të tjera si “të shitura” për dikë, televizionet dhe portalet nën kontrollin e familjes Berisha kanë tradhtuar plotësisht çdo funksion profesional, duke fshirë edhe formën më të vogël të pavarësisë. Ata pranojnë heshturazi të jenë të vërtetët e shitur, por vazhdojnë të akuzojnë kolegët e tjerë. Duke iu bindur paranojave të Berishës, puna e tyre e përditshme përbëhet nga publikimi i komunikatave të Partisë Demokratike dhe zbardhja e deklaratave të komandantit të tyre. Asgjë më shumë.

Egomani e Berishës, tipike për çdo diktator, e shtyn atë në një mbidozë prezence publike: nëse kur ishte në arrest shtëpiak impresiononte me këmbënguljen e tij duke organizuar çdo mbrëmje në orën 19:00 një miting nga ballkoni i shtëpisë së tij, tani që është i lirë nuk ka më kufij as në hapësirë dhe as në kohë. Flet nga mëngjesi deri në mbrëmje, gjithmonë ka diçka për të thënë dhe komentuar, thërret gazetarët pandërprerë, sikur të ishte e detyrueshme dëgjimi i opinionit të tij ditor, dhe disa, me të vërtetë e konsiderojnë një detyrim. Berisha përmbyt televizionet dhe portalet. Por ndërsa disa media përpiqen të balancojnë praninë e tij duke dhënë hapësirë edhe për politikanë të tjerë dhe lajme të tjera, televizionet dhe portalet e kontrolluara nga familja e tij janë një buletin i mërzitshëm partie.

Sot Syri nuk është gjë tjetër veçse një “Rilindje Demokratike” e viteve ’90, që hapte dhe mbyllte çdo faqe me frazat e Berishës, madje edhe editorialet shkruheshin prej tij nën emra të rremë. "RD" e 30 viteve më parë, ashtu siç bën Syri sot, lavdëronte shefin dhe shpifte për kundërshtarët, pa asnjë skrupull për të vërtetën. Një teknikë e kopjuar nga "Zëri i Popullit" i kohërave të errëta të komunizmit, një model që Berisha donte ta impononte atëherë dhe që vazhdon ta imponojë në mediat e tij edhe sot që jemi në fund të vitit 2024. Mjafton të kujtohet se çfarë fundi kanë pasur ''RD'' dhe ''ZP'' për të kuptuar sa i padobishëm dhe i gabuar është ky model i bërjes së informacionit, por Berishës dhe më shumë se 80 viteve të tij nuk mund t’i mësohet se çfarë do të thotë demokraci.

Jo vetëm që nuk ka gjurmë profesionalizmi dhe pavarësie mes gazetarëve të doktorit, por mbi të gjitha nuk ka gjurmë moderniteti. Të gjithë skllevër të vegjël të nënshtruar ndaj një padroni të vetëm, të cilët herët a vonë do të pushohen nga puna dhe kështu do t’i gjejmë pranë ish-skllevërve të tjerë të liruar së fundmi, që sapo të kthehen të lirë, do të bëhen kritikët më të këqij të Berishës. Një proces që mund të ndodhë edhe në drejtim të kundërt: me kritikët më të këqij të Berishës që sot bëhen skllevërit e tij të rinj. Jo vetëm pa profesionalizëm, por edhe pa dinjitet.

 

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Baldin: 14/12/2024 19:53

    Ju jeni me mir n fakt te lepi ramen si ju si gjith tjerat qe ju ka kap. Robi ka cik cip jo t shitesh kshu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Real Madrid ndalet në derbi, Vallecano e barazon 3-3

Real Madrid ndalet në derbi, Vallecano e barazon 3-3