Disa gjurmë gishti të lëna në një bidon uji, që është sekuestruar nga policia në bodrumin që u përdor për vjedhjen e 200 milion lekëve në një bankë të nivelit të dytë në ish-bllok, kanë sjellë dekonspirimin e plotë të autorëve të kësaj vjedhje.
Njëri nga autorët, Roland Liti që njihet si person me precedentë penale kryesisht në fushën e vjedhjeve, ka lënë gjurmët e gishtave teksa ka pirë ujë me bidon.
Këto gjurmë gishtash janë administruar si provë dhe pas disa ditësh verifikimesh ka rezultuar se ato i përkasin Roland Litit, person ky i njohur nga policia e Tiranës. Kjo pasi në 2012 Liti ka tentuar në vjedhje një pikë bastes sportive në Tiranë, krim për të cilin është dënuar në tetor të 2012 me 7 muaj burgim.
Megjithëse kishin siguruar identifikimin e njërit prej autorëve, policia dhe prokuroria kanë qëndruar të qetë, duke kryer një sërë veprimemesh hetimore me qëllim identifikimin e plotë të autorëve të këtij krimi, të grabitjes së bankës në qëndër të ish-bllokut.
Agjentë të policisë kanë mbajtur në vëzhgim të plotë lëvizjet e Roland Litit, duke e përgjuar nga afër dhe verifikuar personat që ai takonte.
Nga kasaforta drejt Malit të Zi
E gjithë kjo punë hetimore me vëzhgime në terren dhe përgjime telefonike është bërë, pas kthimit të Roland Litës nga Mali i Zi, i cili kishte udhëtuar së bashku me autorin tjetër të krimit Alan Babameton, një ditë pas vjedhjes së bankës. Të dhënat e policisë tregojnë se një ditë pasi kanë kryer grabitjen, së bashku me Alan Babameton, Roland Liti ka dalë rreth orës 19:41 minuta në drejtim të Malit të Zi nga pika kufitare e Muriqanit, me makinën AA 702 DX. Pikërisht në këtë shtet dy personat kanë qëndruar në hotele të ndryshme duke shpenzuar paratë e vjedhura në bankë. Katër ditë më vonë 23-vjeçari Babameto është rikthyer në Shqipëri vetëm, ndërsa 37- vjeçari Liti zyrtarisht figuronte të ishte ende në Mal të Zi pasi nuk ka kaluar në mënyrë legale në pikën kufitare për të humbur gjurmët. Por policia e arrestoi atë në Tiranë mesditën e 31 Gushtit së bashku me dy shokët e tij, ku pjesë e këtij grupi ka qënë dhe djali i Nehat Kullës, Robert Kulla. Policia po heton edhe për hyrjen e paligjshme të tij në Shqipëri, ndërsa për grabitjen nuk ka dyshime, pasi provat që e implikojnë janë të pakundërshtueshme. Robert Kulla po hetohet se ka ndihmuar dhe ka bashkëpunuar në grabitje me qëllim përfitmin e një pjese të shumave monetare të grabitura, duke i transportuar grabitësit me makinë. Policia i’u sekuestroi në total autorëve të dyshuar rreth 60 milionë lekë të vjetra. Ndërkohë nga një vëzhgim në “Facebook” Alan Babameto shfaqej në rrjetet sociale si “Tony Montana”, duke pozuar me vetura luksoze dhe armë.
Kulla drejtuesi i grupit
Megjithëse ka qëndruar jashtë bankës duke informuar dy shokët e tij Babameto dhe Lita që çanin murin për lëvizjet jashtë bankës që mund të sillnin zbulimin e tyre, për policinë dhe prokurorinë Robert Kulla, djali i një prej personazheve më të njohur të botës së krimit në vitet 1990, Nehat Kullës, dyshohet se është organizatori si dhe personi që ka shtyrë dy bashkëpuntorët e tjerë për të realizuar vjedhjen e kasafortës së bankës në zonën e ish-Bllokut. Nga hetimet e para dhe në bazë të përgjimeve, grupi hetimor ka krijuar dyshime se 35-vjeçari drejtonte grupin që realizoi vjedhjen spektakolare të gati 200 mijë dollarëve. Po ashtu mësohet se në momentin e ndalimit nga ana e forcave operacionale, Robert Kulla ka sfiduar verbalisht forcat e policisë.

(Alan Babameto) (Roland Liti)

(Alan Babameto)
Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com