Shënohet viktima e 32-të në vend me COVID-19! Ndërron jetë 64-vjeçarja, vuante dhe nga limfoma e trurit (VIDEO)

Shënohet një viktimë me COVID-19 pas 3 javësh që vendi nuk kishte shënuar asnjë vdekje dhe numri i të infektuarve ka filluar të ulet ndjeshëm.

64-vjeçarja nga Tirana, e prekur me COVID-19, ka ndërruar jetën mbrëmjen e sotme në Spitalin Infektiv.

Ajo ishte shtruar prej 3 javësh në spital në gjendje të rëndë dhe vuante prej 4 muajsh nga një sëmundje tjetër bashkëshoqëruese, limfoma e trurit.

Pavarësisht mjekimit intensiv dhe përpjekjeve të stafit mjekësor, 64-vjeçarja nuk mundi të mbijetonte duke shënuar dhe viktimën e 32-të të prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Viktima e 31-të me covit-19 u shënuar më 29 prill, ku humbi jetën një 71 vjeçar nga Shkodra.

Gjatë ditës së sotme janë shënuar vetëm 8 raste të reja me koronavirus, ndërsa 79% e personave të prekur tashmë janë shëruar.  

8 rastet e reja janë shënuar 5 në Tiranë, 2 në Durrës dhe 1 në Krujë, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar janë 6 qytetarë.

I.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se kolaudimi i automjeteve në shtet do të sjellë përmirësim të shërbimit dhe sigurisë?

Komento

Komente

  • Po pra: 23/05/2020 23:39

    Shënohet edhe viktima e 33 me Covid 19, para pak minutash vdiq një person me covid 19 por kishte edhe shkaqe të tjera si për shembull trauma kranike të rënda, hemoragji të brëndëshme dhe arrest kardiak si pasojë e përplasjes nga makina por normalish ky vdiq me Covid 19, ska asnjë dyshim.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Integrimi në BE, Zef Bushati: U komplikua puna se filluan të dalin në pah interesat e politikanëve! Kashahu: Merkel dha sinal se po refuzohemi sërish