Shënoi 300 gola dhe ishte kapiten i Fiorentinës, ish-bomberi i Serie A sot punon si murator

Shënoi 300 gola dhe ishte kapiten i Fiorentinës, ish-bomberi i Serie A sot punon si murator

Christian Rigano sot dhe lart djathtas me Batistutën

Ish-sulmuesi i Fiorentinës, Christian Rigano i cili njihet si një prej bomberave të Seria B dhe A, ka përfunduar duke punuar si murator. Sulmuesi që luajti me fanellën vjollcë nga viti 2002 deri në vitin 2005, edhe pse ka shënuar mbi 300 gola në 520 ndeshje në futbollin italian, mbeti gjithmonë djali punëtor nga Lipari.

Tashmë që i është rikthyer punës së krahut, ai tregon se punonte gjithë ditën dhe në mbrëmje shkonte në stërvitje kur ishte i ri, derisa, një ditë, ëndrra e tij për t’u bërë futbollist profesionit u realizua.

“Isha në Taranto. Giovanni Galli më telefonoi, duke më kërkuar të shkoja te Fiorentina, e cila kishte përfunduar në Serie C pas falimentimit të Cecchi Gori. Në telefonatën e parë mendova se ishte një shaka”, ka zbuluar Rigano.

Pasi gazetarët e takuan rastësisht në një kantier ndërtimi në Firence, ku po ngrinte një mur guri në Ponte Vecchio mes temperaturave ekstremisht të larta, ai ka treguar si ndryshoi jeta pasi mbylli karrierën.

Ai është akoma një djalë trupmadh, por tani me rrobat e lyera me llaç dhe në duar mban një çekiç dhe daltë.

“Po, jam unë Christian Rigano. Dy gjëra di të bëj në jetë, gola dhe mure. Kështu, pasi ndalova së luajturi, iu riktheva punës së muratorit. Më pëlqen dhe jam krenar për këtë që bëj”, është shprehur ai duke buzëqeshur.

Në një mur në Firence ende shkruhet: “Zoti fal, Riga-jo!“. Bomberi mendon për këtë dhe buzëqesh me krenari. Sot ai jeton në Campo di Marte dhe është një personazh shumë i dashur nga lagjia.

“Dhoma e zhveshjes është gjëja që më mungon më shumë. Aty grindeshim dhe bënim shaka, është zemra e futbollit. Kam pasur nderin të luaj kundër Del Pieros, Batistutës, etj… Por unë jam i modës së vjetër. Më jepni një tokë dhe me dy kolegë, mund të ndërtojmë një shtëpi”, thotë ai më tej.

Dy martesa dhe katër fëmijë. Pasi tërhiqesh nga fusha për një futbollist lind pyetja më e pashmangshme: “Dhe tani?”. “E pres edhe pyetjen tuaj të radhës – buzëqesh Rigano. Po, kam fituar mirë dhe jam i lumtur për këtë. Megjithatë, gjatë gjithë karrierës sime, kam arkëtuar aq shumë sa lojtarë të nivelit të mesëm sot i fitojnë në dy deri në tre muaj. Pra, atëherë duhet të kthehemi në punë”.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albert: 26/07/2023 17:23

    Quando finisce una epoca uomo dover pur lavorando nel là vita lo so che difficilmente achetare il fato ma è così la vita

    Përgjigju
  • Po: 26/07/2023 14:47

    Ik o trap, me gjithe ato lek qe nxorre nga futbolli sot do kishe bizneset e tua. Madje edhe firm ndertimi

    Përgjigju
    • Po: 26/07/2023 15:50

      O besnik, po pse po te kesh bisneset e tua a nuk esht pune? Sipas gjykimit tend europian?

    • Besnik: 26/07/2023 15:30

      Ja gjykimi injorant alla shqiptarçe. Normale, dembelave të lindur i duket trapllek të kesh dëshirë të punosh.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq, frika nga reshjet e dendura, bashkia Vlorë bën thirrje qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona

Moti i keq, frika nga reshjet e dendura, bashkia Vlorë bën thirrje qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona