Nedim Bajrami është në "lupën" e Bolognës në Serie A. Fantazisti që u bashkua me Sassuolon duke lënë Empolin pas tre sezonesh ka bërë mirë, duke shënuar në ndeshjen e fundit të Shqipërisë. Kundër Moldavisë në "Air Albania", për Bajramin kishte vizitor special në tribuna.
Bologna po lëviz për të forcuar skuadrën e trajnerit Thiago Motta. Siç shkruan Corriere dello Sport , mes të premtes dhe të shtunës, Sartori, menaxheri i zonës teknike ndoqi fillimisht Poloni-Gjermani dhe më pas Shqipëri-Moldavi. Dy lojtarët që u kushtuan më shumë vëmendje nga eksperti i tregut të transfertave: Michal Skoras, anësori i djathtë i lindur në vitin 2000 i Club Brugge dhe Nedim Bajrami, mesfushori i lindur në 1999.
Drejtorit Giovanni Sartorit i ka lënë përshtypje edhe anësori tjetër polak Jakub Kaminski, i lindur në vitin 2002 dhe luan për Ëolfsburgun me vlerë rreth 9 milionë euro. Mes tre emrave në listë, Bologna kërkon të afrojë një prej tyre dhe Bajrami është i preferuar.
Nedim Bajrami feston me "Shqiponjë" pas golit