Shërbimet Doganore marrin vlerësimet pozitive nga biznesi

Shërbimet Doganore marrin vlerësimet pozitive nga biznesi

Foto ilustruese

Shërbimet që jepen nga Administrata Doganore Shqiptare kanë marrë vlerësimet pozitive nga komuniteti I biznesit që aderon në Dhomën Amerikane të Tregtisë.

Kjo është paraqitur  në Indeksin e Besimit të Biznesit i Dhomës Amerikane të Tregtisë, ku Doganat kanë marrë vlerësimet më të larta ndër agjencitë publike me mbi 62.5 përqind. Kjo sipas Indeksit të Besimit të Dhomës Amerikane të Tregtisë  ka një rritje të kënaqshme për vitet e fundit.

Ne prezantimin e Indeksit të Biznesit, marrëdhëniet e Biznesit me Doganat kanë shënuar përmirësim për vitin 2021,  duke  u vlerësuar një nga indekset më të larta për raportet biznes-institucione publike.

Indeksi i Besimit të bizneseve, një publikim i përvitshëm i Dhomës Amerikane u publikua gjatë konferencës “Forcat e punës, sfidat e të ardhmes në Shqipëri’, i organizuar nga Dhoma Amerikane dhe Revista Monitor.

Indeksit të Biznesit, i njohur për perceptimin e klimës së Biznesit (2021-2022) në tërësi shënoi përmirësim, në 41.4 pikë, nga 37.66 pikë vitin e mëparshëm. Përmirësimi është i lidhur me situatën më të mirë ekonomike pas vështirësive që kaloi vendi gjatë pandemisë.

 

 

Shqetsimet kryesore të biznesit për vitin 2021
 

 

Indeksi i Biznesit nga Dhoma Amerikane 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'