Shërbimi interurban, protesta para
bashkisë për linjën Tiranë-Elbasan

TIRANE - Punonjësit e linjës së autobusëve Tiranë-Elbasan kanë protestuar përpara Bashkisë së kryeqytetit duke kërkuar zgjidhjen e problemeve të tyre. Kreu shoqatës së autobusëve Kujtim Mema është shprehur se operatori i linjës Elbasan-Tiranë ka kërkuar të marrë linjën e tyre të udhëtimit, duke përdorur rrugën e re dhe duke i lënë protestuesit në fjalë në rrugën e vjetër të Qafë-Krrabës. Sipas protestuesve kjo situatë do shkaktonte falimentimin dhe lënien në rrugë të 50 familjeve të tyre.
 
Përfaqësuesit akuzojnë se kjo është një mbivendosje e operatorëve, ndërsa shtojnë se tenderimi i operatorit të dytë nuk është bërë transparent siç e kërkon ligji.
 
“Në këtë shoqëri janë punësuar rreth 50 vetë, nuk e di se si këtë linjë po e bëjhnbë monopol ligji e ka nëse bëhet një operator bëhet tender, dhe mbi të gjitha nëse ka një operator nuk duhet të vendoset një tjetër. Kjo ka të bëjë me një mbivendosje të operatorëve. Ky nuk është një biznes fitimprurës në Shqipëri. Ne i kemi kërkuar të takohemi kryetarit të Bashkisë Basha, por me sa duket stafi i vetë nuk e sinjalizon për këtë takim. Ne do të ndjekim mënyrat demokratike dhe mendojmë që këtë problem ta zgjidhim. Pas 10 ditësh do të bëjmë një konferencë për shtyp. Mendojmë që kjo punë do të rregullohet. Tenderimi i kësaj linje është bërë, pa u shpallur publikisht në faqen e bashkisë, duke abuzuar dhe në shkelje të ligjit. E dyta e ka fituar një subjekt që nuk është e lejueshme. Dhe e treta ka mbivendosje të operatorëve pa na sinjalizuar.” u shpreh Mema

Në përmbyllje, protestuesit kërkuan një përgjigje dhe sqarimin e situatës nga ana e Bashkisë së Kryeqytetit.

protesta
(Në foto: Kreu shoqatës së autobusëve Kujtim Mema gjatë protestës së sotme)

proteste

(Në foto: Punonjësit e linjës së autobusëve Tiranë-Elbasan gjatë protestës së sotme)

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Kamëz/ Vodhi disa kompjutera në një shkollë në Babrru, arrestohet 19-vjeçari! Hetim në gjendje të lirë për 2 bashkëpunëtorët e mitur

Kamëz/ Vodhi disa kompjutera në një shkollë në Babrru, arrestohet 19-vjeçari! Hetim në gjendje të lirë për 2 bashkëpunëtorët e mitur