Edhe pse në një moshë të madhe Nënë Nifja u tregua një luftëtare e zonja, për të mposhtur koronavirusin dhe t'i rikthehet jetës së saj pranë nipërve, mbesave dhe njerëzve të dashur.

90-vjeçarja fitoi betejën e saj me virusin duke na treguar të gjithëve se pavarësisht moshës ajo ja doli dhe sot po gëzon 'jetën e dytë'.

Lajmin e mirë e bëri publik vetë kryeministri Rama, i cili i uron asaj 120 vite të tjera jetë e shëndet të plotë.

"Lajm i mirë: nonë Nifja nga Hasi, plot 90 vjeç, u shërua. Tani edhe 120 të paktën o non, se 100 nuk bohet llaf", shkruan Rama.