Dy bashkëshortë që ndodheshin në bordin e një avioni të kompanisë “Thomas Cook” janë konfliktuar ashpër duke detyruar pilotin që t'i përzërë.
 
Ata patën kulmin e diskutimin kur avioni i nisur nga Londra drejt Greqisë bëri ulje të detyruar në aeroportin e  Brindisit. Ekuipazhi u mundua të qetësonte situatën por diçka e tillë ka rezultuar e pamundur. 

Peter Kempton është ngritur nga vendi i tij dhe ka vrapuar për të dalë jashtë. Aty është bllokuar nga policia, ndërsa piloti i avioni po urdhëronte bashkëshorten e Kemptonit për t’u larguar.

Kompania ajrore bëri të ditur se siguria e pasagjerëve është themelore, ndaj edhe ekuipazhi ka vendosur t’i kërkojë çiftit që mund të ishte më mirë të largohej nga avioni.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com