Tiranë-Tre persona janë plagosur me sende të forta si pasojë e një sherri në ndodhur pasditen e sotme, në rrugën “Thoma Koxhaj” në Tiranë.
Policia sqaron se të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërsa dy të tjerë janë shoqëruar në komisariat.
“Më datë 04.12.2024, rreth orës 16:50, në rrugën “Thoma Koxhaj”, janë konfliktuar dyshohet me sende të forta, shtetasit Shemsi Hoxha, dhe Klemend Hoxha, me shtetasit Fredi Cecaj, Gentian Zogu, dhe Serian Zogu. Si pasojë janë dëmtuar shtetasit Fredi Cecaj, Gentian Zogu dhe Serian Zogu të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasit Shemsi Hoxha dhe Klemend Hoxha janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme', njoftoi policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.