LIBRAZHD- Një sherr mes dy të rinjve ka përfunduar deri në përdorimin e thikave dhe ka përfunduar me një të plagosur.

Gazetari i Report Tv, Ronaldo Gjoshi raporton se ngjarja ka ndodhur në Hotolisht, ku i plagosur ka mbetur Mikel Çota nga Kokreva e Hotolishtit. Ai është transportuar drejt Traumës në Tiranë. Autori i kësaj është identifikuar si Fatmir Duka nga Dardha.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë.