Krimi në familje ka tronditur fshatin Ndroq në Tiranë mbrëmjen e sotme. Pas një debati me vëllanë, burri në gjendje të rënduar psikologjike vrau gruan dhe plagosi kunatën.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:00 në fashtin Çoçaj në zonën e Ndroqit.
Sipas të dhënave të policisë, pas konfliktit mes dy vëllezërve ka ndërhyrë për të qetësuar gjendjen gruaja e autorit dhe kunata, por Kasëm Lila i ka qëlluar me çifte.
Nga të shtënat me armë ka ndërruar menjëherë gruaja e autorit Afize Lila, ndërsa ka mbetur e plagosur, jashtë rrezikut për jetën kunata Zyra Lila.
Në momentin e vrasjes, nuk kanë qenë në banesë fëmijët, ndërsa e plagosura u transportua nga banorët me shpejtësi në spital ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Pas ngjarjes autori Kasëm Lila ka tentuar që të vetëvritet, por është arrestuar nga policia, ndërsa arma e krimit është sekuestruar.
Dy vëllezërit që i kishin gratë motra jetonin në të njëjtën banesë, ndërsa autori e kishte pa leje çiften.
Banorët e zonës janë shprehur se Kasëm Lila kishte ka probleme mendore, sipas tyre ai është operuar dy herë.
Ata deklarojnë se një ngjarje e tillë ishte e paralajmëruar duke qenë se ai nuk ka mundur ta marrë kurrë veten nga ndërhyrjet dhe kishte debate vazhdimisht me familjarët e tij.
Ata shprehen se tragjedia ka ndodhur pas një sherri të momentit dhe se nuk fshihet ndonjë problematikë tjetër.
Kasëm Lila rezultonte i skeduar në regjistrat e policisë për probleme të herëpashershme mendore megjithatë nuk ka pasur urdhër mbrojtjeje për Afize Lilën.
Grupi hetimor ka arritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.
[gallery]19256[/gallery]
/Shqiptarja.com

FOTO