Një konflikt i çastit ka degjeneruar në përdorimin e dhunës në Dersden, në një kamp azilkërkuesish. 

Të dhënat e para që vijnë nga agjencitë e lajmeve atje, bëjnë të ditur se një grup azilkërkuesit shqiptarë janë përfshinë në një sherr masiv me refugjatët marokenë dhe shkak duket se është bërë një grindje e çastit.

Në sherrin e krijuar janë përfshirë më shumë se 60 persona, duke përdorur mjete të ndryshme gjatë dhunës së ushtruar ndaj njëri-tjetrit.

Menjëherë pas sinjalizimit të ngjarjes nga azilkërkuesit e tjerë, uniformat blu të sigurisë së kampit kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën e cila ka çuar në plagosjen e tre personave dhe arrestimin e disa të tjerëve të përfshirëve në sherr.

Redaksia Online
Shqiptarja.com