Sherr për kullotat mes barinjve në Delvinë, njëri plagoset me çifte në këmbë

Sherr për kullotat mes barinjve në Delvinë, njëri plagoset me çifte në këmbë

Foto ilustruese

Një sherr banal për kullotat mes dy shokësh barinj ka sjellë plagosjen me çifte të njërit prej tyre në një fshat të Delvinës. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Katalat në afërsi të fshatit Rusan, rreth 3 kilometra larg Delvinës.

L.K., 21 vjeç, banues në fshatin Rusan të Delvinës është plagosur në këmbë me armë gjaku tip çifte. Ai fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Delvinës. Autori ka mundur të largohet nga vendi i ngjarjes dhe polica e ka identifikuar e po punohet për kapjen dhe arrestimin e tij.

 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 18 Shkurt, 07:09

    Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?



×

Lajmi i fundit

Bisedimet SHBA-Rusi në Riad/ Trump: Shkuan shumë mirë, Ukraina nuk duhet ta kishte nisur luftën! BE: Putin kërkon të na ndajë, mos të biem në grackë

Bisedimet SHBA-Rusi në Riad/ Trump: Shkuan shumë mirë, Ukraina nuk duhet ta kishte nisur luftën! BE: Putin kërkon të na ndajë, mos të biem në grackë