VIDEO nga sherri brenda PD-së në Kuvend! Deputetët e Berishës: Pse na keni hequr nga grupi? Alibeaj: Mos ma bëj dorën ashtu o legen! Nikolla përjashton Nokën

TIRANË-  Pas 1 viti, konkretisht 11 janar, deputetët e Sali Berishës janë kujtuar se janë përjashtuar nga grupi i Partisë Demokratike me urdhër të Lulzim Bashës, duke prodhuar në kuvend një situatë të paprecedentë. Seanca e sotme parlamentare nisi me sherr, por kësaj here jo mes opozitës dhe mazhorancës, por brenda vetë deputetëve të Partisë Demokratike.

Grupi i deputetëve të Sali Berishës kanë ngritur shqetësimin se në listën e diskutantëve rezultojnë si folës jashtë grupeve parlamentare dhe jo si pjesë e PD-së. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla tha se kjo është një vendimmarrje brenda vetë partisë, duke thënë se një gjë e tillë është bërë pas kërkesës së ardhur nga PD-ja zyrtare, referuar grupit të Alibeaj. Kjo solli edhe një përplasje mes vetë deputetëve, ku nuk munguan edhe fjalë si “legen” apo "të shitur".

Oerd Bylykbashi: Vetëm deputeti heq dorë dhe ikë në një grup tjetër. Çdo akt tjetër është antikushtetues. Juve tundët një copë letër, ajo shërben për të mbajtur peng opozitën në Shqipëri.

Flamur Noka: Shoh që Flamur Noka vazhdon shkruan jashtë grupeve parlamentare. Duke qenë se pas kaq shumë kohësh ju vazhdoni pa asnjë të drejtë të caktoni sipas mendjes suaj se kush është deputet i kësaj forcë e i asaj forcë.

Lindita Nikolla: Unë kam marrë në administrim një vendimmarrje të grupit parlamentar të PD-së, në zbatim të rregullores së Kuvendit çdo vendimmarrje lidhet me zbatimin e  brendshëm të tyre

Edmond Spaho: Jam deputet i PD-së nuk me ka zgjedhur Alibej, ai është shërbëtor i Edi Ramës

Lindita Nikolla-Albana Vokshit: Nuk të fus unë dot në grup, kur grupi nuk të do

Sherri për pak ka degjeneruar edhe në përballje fizike, ku siç mund të shihet në pamje, Luan Baçi dhe Edmond Spaho kanë shkuar në ulëset e Gazment Bardhit dhe Enkelejd Alibeajt. Është dashur ndërhyrja e 2 deputeteve Dhurata Çupi dhe Ina Zhupa, si edhe të gardës, që konflikti të mos shkonte më tej. Nga ana tjetër, nuk mungoi as bllokimi i ‘Foltores’ nga ana e Flamur Nokës. Duke qenë se ai ka refuzuar që të lërë ‘Foltoren’ duke mos lejuar ministren e Bujqësisë, Frida Krifca që të mbajë fjalën e saj, Nikolla vendosi përjashtimin e tij nga seanca.

Pas përjashtimit nga seanca Flamur Noka ka reaguar me një postim në rrejtët sociale ku ka ofenduar kryetaren e Kuvendit, duke e cilësuar si një spikere partie në shërbim të regjimit. Noka ka publikuar një video ku pretendon se Nikolla po flet me kryeministrin Edi Rama dhe sipas tij po e njofton për përjashtimin e tij nga seanca.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:44
Braçe publikon videon nga Kuvendi: Mirëmbrëma nga çmendina! Po zihen dy copat e PD-së, kanë hallin e Salih Berishës

Deputeti i partisë Socialiste Erion Braçe ka publikuar një video nga Kuvendi gjatë momentit të përplasjeve të dy PD-së, asaj të Berishës dhe Alibeajt.

‘Mirembrema nga çmendina! Dy ore pa dhjete minuta sherr mes dy copave te PD; Kane zene foltoren dhe nuk lene njeri te sillet, flase, diskutoje, debatoje normalisht per probleme te njerezve! Kemi vetem nje hall; Hallin e Salih Serishes dhe pushtetit te tij!’- shkruan Braçe.

Ora 18:39
VIDEO/ Noka ofendon Nikollën: Spikere partie në shërbim të regjimit! I thotë shefit se po më përjashton mua

 

Flamur Noka ka publikuar një video nga Kuvendi, teksa shihet kryetarja Lindita Nikolla duke folur në telefon. Noka hipotetizon se ajo po flet me kryeministrin Edi Rama dhe sipas tij e njofton për përjashtimin që po i bën atij vet.

‘Momenti kur Lindita Nikolla flet në telefon e i thotë shefit në telefon "Po e përjashtoj Nokën". Nikolla nuk u ngrit kurrë në lartësinë e kryetares së Kuvendit. Mbetet një spikere partie në shërbim të regjimit.’- shkruan Noka.

Megjithatë në video dëgjohet qartë se kryetarja e Kuvendit shprehet ‘Po moj’ duke nënkuptuar se personi me të cilin po flet mund të jetë femër.

Ora 17:07
Flamur Noka përjashtohet nga Kuvendi, Nikolla: Turp për këdo që ju sheh

 

Flamur Noka është përjashtuar nga senaca e sotme plenare pasi bllokoi foltoren e Kuvendit.

‘Është turp për këdo që ju shikon. Merret masa e përjashtimit për Flamur Nokën nga seanca plenare pasi po zaptoni Foltoren.’- u shpreh Nikolla.

Ora 16:56
Nuk lë Krifcën të flasë në Kuvend, Nikolla vërejte Flamur Nokës: Keni pushtuar foltoren

1671637957_Screenshot1.jpg

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i ka dhënë vërejtje deputetit Flamur Nokës për bllokimin e Foltores. Noka ka bllokuar Foltoren dhe nuk lë ministren Frida Krifca të flasë duke përplasur duart mbi tavolinë.

Ora 16:53
Krifca merr fjalën në Kuvend, Noka mban foltoren të bllokuar, i bie me duar tavolinës

1671638028_Screenshot3.jpg

Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca ka marrë fjalën në Kuvend për të prezantuar projekt ligjin për vreshtarinë, por deputeti Flamur Noka mban foltoren të bllokuar.

Ora 16:49
Pse të përjashtuan? Nikolla- Vokshit: Nuk të fus unë dot në grup, kur grupi nuk të do

 

Seanca ka vijuar sërish me përplasje, kësaj here mes Albana Vokshit dhe Lindita Nikolla. Kjo e fundit, është shprehur se Vokshi është përjashtuar nga grupit para 1 viti.

Lindita Nikolla-Albana Vokshit: Nuk të fus unë dot në grup, kur grupi nuk të do

Ora 16:45
Noka nuk lëshon foltoren e Kuvendit, paralajmëron Nikollën: Do shkosh e para në ndjekje penale nëse nuk na jep vendimin ku përjashtohemi nga grupi i PD

 

Deputeti demokrat, Flamur Noka nuk ka pranuar të lirojë foltoren e Kuvendit, duke i kërkuar kryeparlamentares, Lindita Nikolla që t’i jepte vendimin ku ishte vendosur përjashtimi i tij nga grupi parlamentar i PD-së. Në të kundërt, Noka tha se do të bënte denoncim ndaj Nikollës.

Noka: Ti zonjë atje je ulur për të respektuar kushtetutën dhe rregulloren. Na kanë zgjedhur demokratët dhe asnjë nga rilindja që ti paske të drejtë të rrotullosh lapsin si të duash. Na e gjej vendimin ku ne jemi shpallur armiq dhe se këta deputetë janë deputetë miq të Edi Ramës. Nuk ka vendim thotë kryetari i grupit tuaj. Ti do shkosh e para për ndjekje penale për shkelje të kushtetutës dhe rregullores.

Nikolla: Nëse ju duhet vendimi i grupit parlamentar, unë ua vë sërish në dispozicion edhe pse njëherë e keni marrë. Nuk është detyra ime të njoh rregulloren tuaj të brendshme por e juaja ta njihni rregulloren e grupit tuaj paralementar që iu ka përjashtuar. Ju gjatë një viti keni vepruar në të njëjtën status quo. Vendimin e grupit e keni në dispozicion.

Ora 16:30
VIDEO/ Deputetët demokratë për pak sa nuk kapen me grushte në Kuvend! Baçi përplaset ashpër me Alibeajn: I shërben Ramës! I ndan Dhurata Çupi

Deputetët demokratë janë përplasur me tone të forta në Kuvend. Përplasja ka ardhur mes kreut të grupit parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj dhe deputeti Luan Baci, ky i fundit pjesë e grupit të Sali Berishës. Përplasja nisi për shkak se disa deputetë ato që janë pranë Sali Berishës janë jashtë grupit parlamentar të PD-së. Tensionet mes tyre për pak sa nuk agravuan në përplasje fizike. Luan Baçi akuzoi Alibeajn se i shpërben Ramës, ndërsa në debat është përfshirë edhe deputeti Gazment Bardhi. Situatën mes tyre e qetësoi deputetja Dhurata Çupi, e cila u fut mes deputetëve për të shuar sherrin që mund të agravonte në përplasjes fizike.

Ora 16:10
Përplasje në Kuvend, Bylykbashi-Nikollës: Doni të shpërbëni opozitën! Spaho: Jam deputet i PD-së, jo i Alibeajt

 

Në Kuvend ka pasur përplasje ndërmjet deputetëve që mbështesin Sali Berishën dhe kryetares së Kuvendit, kjo për shkak se ato nuk janë pjesë e grupit parlamentar të PD-së. Sipas Bylykbashit vendimi është antikushtetues.

‘Vetëm deputeti heq dorë dhe ikë në një grup tjetër. Çdo akt tjetër është antikushtetues. Juve tundët një copë letër, ajo shërben për të mbajtur peng opozitën në Shqipëri. Një qëllim keni ju përfshirë edhe atë që ndodhi më 6 dhjetor qëllimi është që të shpërbëni pluralizmin politik duke shpërbërë PD-në, por këtë nuk do ta rrini dot. Nëse nuk keni marrë vendim vëreni firmën tuaj aty poshtë në çdo rast akti juaj është  Në lidhje me personazhin që foli pas meje shqiptarët na krahasojnë shumë mirë. E kujton me sa para ke ardhur në Tiranë. Nuk mundet që një simbol i shkeljes së Kushtetuës.’- tha Bylykbashi.

Ndërsa deputeti Edmond Spaho u shpreh se nuk e ka zgjedhur Enkelejd Alibeaj, por PD.

‘Jam deputet i PD-së nuk me ka zgjedhur Alibej, ai është shërbëtor i Edi Ramës’- u shpreh Spaho.

Ora 16:09
Noka përplaset me Nikollën: Pse nuk më përfshini si pjesë të grupit parlamentar të PD-së! Kryetarja e Kuvendit: Është vendimmarrje e partisë suaj

 

Deputeti Flamur Noka është përplasur me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla, të cilës i ka kërkuar llogari se pse emri i tij nuk është pjesë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Noka i cili është rreshtuar në radhët e Rithemelimit, tha se ai ka bërë kërkesë në KQZ dhe se në përgjigjen që i ka ardhur ishte se ai është pjesë e PD-së. Mirëpo në përgjigjen e saj Lindita Nikolla tha se kjo nuk është çështje ligjor që i takon asaj, por është rast kur një deputet përjashtohet nga grupi parlamentar nga vetë partia e tij.

Noka: Është bërë q e udhës që në këtë parlament vetëm Kushtetuta ligjet dhe rregullorja nuk zbatohet dhe as nuk përfillet. Shoh që Flamur Noka vazhdon shkruan jashtë grupeve parlamentare. Duke qenë se pas kaq shumë kohësh ju vazhdoni pa asnjë të drejtë të caktoni sipas mendjes suaj se kush është deputet i kësaj forcë e i asaj forcë. Unë i jam drejtuar KQZ. KQZ më ka kthyer përgjigje dhe më thotë se në këtë listë emri im është së bashku me me Sali Berishën Albana Vokshin, Luan Baçin është në listën e PD-së. Pra numri 57 Flamur Noka, Tiranë, PD aleanca për ndryshim. Më nxirr dokumentin ku unë kam kërkuar që të jem jashtë grupeve parlamentare. Ose më nxirr vendimin mbi bazën e të  Je në shkelje të ligjit, do bëj gati një padi për shkelje të Kushtetutës.

Nikolla: Ju bëj me dije se nuk është as çështje e Kushtetutës dhe as e Kodit Zgjedhor. Unë kam marrë në administrim një vendimmarrje të grupit parlamentar të PD-së, në zbatim të rregullores së Kuvendit çdo vendimmarrje lidhet me zbatimin e  brendshëm të tyre. Ka patur raste si nga opozita dhe pozita përjashtimi nga grupi parlamentar. Ndaj ju bëj me dije se çështja që parashtroni nuk është një çështje imja.

Ora 16:07
Sherr mes deputetëve të PD në Kuvend! Alibeaj-Shehut: Mos ma bëj dorën ashtu legen

Seanca e sotme ka sjellë përplasje mes vetë deputetëve të PD-së. Kjo sepse grupi i Sali Berishës është future në listën e diskutantëve jashtë grupeve parlamentare. Kjo ka bërë që deputetët e Berishës të ngrenë zëri në Kuvend.

Alibeaj-Shehut: Mos ma bëj dorën ashtu legen

B.K./B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 22/12/2022 02:46

    Keta kane kaq kohe qe jane ndare dhe Kuvendi nuk i filloi sot punimet per t'u marre me keto vogelsira,c'paten sot ,si u erdhi ?!

    Përgjigju
  • Sala: 21/12/2022 20:54

    Ter jeten legena keni qen dhe legena do mbeteni ju deputet te Pd Injorant te pa edukat te pa cip dhe vazhdoni ti bini daulleve se vetem ajo ju ka mbetur dhe kur nuk do beheni njerez te denj per kete vend qe ja nxivet faqen per30 vjt duke fidhuar nga injoranti Noka baxedha Vokshi dhe te tjer si puna juaj Turp per Shqiperin qe mbane keta deputet

    Përgjigju
  • Ademi: 21/12/2022 20:07

    Kapeni prej zhelash nxirreni jasht Noken.. e harruat jozefinen kur ishte ne parlament si I trajtonte debutetet e opozites.. keta do nxier me shpulla jo me llafe..

    Përgjigju
  • Alniku: 21/12/2022 17:10

    Kokën honkshit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dyndje për festat! 'Bien' linjat ajrore amerikane, bllokohen mijëra fluturime

Dyndje për festat! 'Bien' linjat ajrore amerikane, bllokohen mijëra fluturime