POGRADEC- Një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur në Pogradec pas një konflikti me një bashkëmoshatar.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1 në Pogradec, jashtë ambienteve të shkollës, ku pas sherrit 15-vjeçari është plagosur me mjet prerës nga bashkëmoshatari i tij.

15-vjeçari u dërgua në Spitalin e Pogradecit, ku mori mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.