Tiranë/ Sherr mes tre policëve në gjendje të dehur, pezullohen nga detyra! Kundërshtuan forcat ‘Shqiponja’ gjatë shoqërimit

Tiranë/ Sherr mes tre policëve në gjendje të dehur, pezullohen nga detyra! Kundërshtuan forcat ‘Shqiponja’ gjatë shoqërimit

Foto ilustruese

TIRANË- Tre efektivë të Policisë së Tiranës janë pezulluar nga detyra nga drejtori i Policisë, Tonin Vocaj. Tre efektivët janë konfliktuar me njëri-tjetrin në mesnatë në Tiranë. Efektivët Hamit Sallaku, Mariglen Sallaku dhe Denis Sallaku, anëtarë të një familjeje, kanë qenë në gjendje të dehur dhe kanë debatuar me njëri-tjetrin.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Bardhyl, në Tiranë, rreth orës 23:55. Ata janë shoqëruar nga policia dhe Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka nisur. Gjatë shoqërimit ata kanë kundërshtuar forcat ‘Shqiponja’

Hamit Sallaku ishte me detyrë ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin Nr. 1. Mariglen Sallaku ishte me detyrë ndihmësspecialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr. 2. Ndërsa, Denis Sallaku ishte me detyrë ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin Nr. 3.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ani: 26/03/2023 22:20

    Ska njeri me te ndyr po te kapi keq kerkon vetem lek rrin gjith diten neper lokale duke pire e ngacmon kamarjeret dhe i ben presjon qe po sju binden do ti shoqeroi ne komisjarat e din gjith alidime

    Përgjigju
  • Polo: 26/03/2023 13:26

    Policët kanë zili njëri-tjetrin sepse ca zhvasin kur të tjerëve u takon veçse punë e përplasje. Gjithashtu policët nuk janë budallenj që të mos kuptojnë se shefat e tyre janë të korruptuar sepse janë gjithë ditën në rrugë. Me 55 mijë lek rrogë dhe kokën në rrezik kur nëpër inspektoriate shtetërore janë bërë miliarderë, duket sikur nuk shkon!

    Përgjigju
    • Milto Nako: 27/03/2023 01:29

      TURP QË PUNONJËSI I POLICISË PI PIJE ALKOLIKE,TË PËRJASHTOHEN URGJENT ËSHTË MASA MË E PARË PËR ATA,DROGAXHINJ ËSHTË MBUSHUR POLICIA E SHTETIT,ÇBËJNË STRUKTURAT TI PASTROJNË HERË PAS HERE KËTA PINJOLLË E INJORANT

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Çeki: Zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Çeki: Zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia