Sherr në lokal, i dehuri në Velipojë qëllon me thikë 62-vjeçarin (Emrat)

Sherr në lokal, i dehuri në Velipojë qëllon me thikë 62-vjeçarin (Emrat)

VELIPOJE-Një sherr mes dy personave ka përfunduar me një të plagosur. Ai është Alfons Ndoka 62 vjeç, ndërsa autori është Vate Lisaj 43 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:50 në zonën e plazhit. Autori dhe i plagosuri janë të dy nga Velipoja, ndërsa mësohet se sherri ka nisur në një lokal. Gazetari i Report Tv në Shkodër, Ergys Kavaja raporton se Lisaj ka qenë i dehur në momentin që ka qëlluar me thikë Ndokën. 

Menjëherë kanë shkuar forcat e policisë të stacionit të policisë Velipojë duke arrestuar autorin. I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut, ndërsa po punohet për zbardhjen e shkakut të sherrit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 05/05/2019 22:19

    Hahahahaha baj gë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës