Sherr në një lokal në Gjermani
siriani vret me thikë kosovarin 

Sherr në një lokal në Gjermani<br />siriani vret me thikë kosovarin 
Mbrëmjen e të premtes, para një lokali në qytetin Konstancë të Gjermanisë, në kufi me Zvicrën është vrarë me thikë një kosovar i moshës 19 vjeçare nga Zvicra.
 
I riu  Sony S. (emri i shifruar) nga Shafhauseni i Zvicrës së bashku me mikeshën e tij dhe të njohur të tjerë përfshihet rreth mesnatës jashtë lokalit në një zënkë me disa persona.
 
Nuk dihet saktësisht motivi ndërsa një kushëri i të ndjerit se ka qenë fjala për një ngatërrim me fund tragjik.
 
Por, Drejtoria Policore e Konstancës ende nuk shprehet lidhur me motivin. Ajo që është e qartë është se Sony S. pasi është goditur me thikë përpiqet të ikë, madje hip në veturën e tij BMW por pastaj, i plagosur rëndë shkon dhe përplaset në lokalin para të cilit ishte zhvilluar ngjarja tragjike. Por plagosja e tij kishte qenë shumë e rëndë. Ai vdes në spital.
 
Policia deri tani ka ndaluar katër persona në lidhje me vrasjen. Në mesin e tyre është edhe siriani Omar H., për të cilin të njohurit e viktimës janë të sigurt se është personi që e ka goditur me thikë kosovarin. Por policia nuk e pohon e as mohon këtë.
 
Një kushëri i të vrarit ka thënë se Sony S., ka qenë një djalë i qetë që nuk ka kërkuar sherr madje i ka ikur konflikteve. Ai është i pafjalë./ albinfo.ch.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë