FIER- Dy personazhe të njohur të botës së krimit, Denis Bajri i grupit të Shkodrës, dhe Aldo Gjini i Fushë-Krujës, së bashku me një të tretë, Jurgen Zoton, u përleshën me njëri-tjetrin, gjatë kohës që ishin në ajrim. Në sherrin mes tyre, motivi i të cilit ende nuk bëhet i ditur, raportohet se u përdor mjet prerës, brisk. Denis Bajri njohur edhe si Brajoviç, dhe Jurgen Zoto, morën dëmtime në trup

Situata kërkoi ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të sigurisë së burgut, të cilat neutralizuar të përfshirët, ndërsa dy të lënduarit pasi morën ndihmë në spital u risollën në qeli. Për sherrin në ambientet e ajrimit, burgjet morën masa dhe futën në dhomë izolmi Aldo Gjinin, çka lë dyshime se ai mund të ketë qenë personi që ka lënë të lënduar dyshen e të dënuarve.

Burime nga burgu i Fierit i thanë Report Tv se tre të përfshirët në dhunë njihen me njëri-tjetrin dhe kalonin kohë së bashku gjatë ajrimit. Pamjet e kamerave të sigurisë pritet të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.

Denis Bajri akuzohet nga SPAK si pjesë e grupit kriminal Ervis Martinajt, i zhdukur që prej gushtit 2022. Për llogari të Martinajt, Denis Bajri akuzohet se ka marrë pjesë në eliminimin e Gjin Ndojit në 2020-ën. Ai u ekstradua nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe tashmë SPAK e ka kaluar dosjen e tij për gjykim.

Aldo Gjini është pjesë e grupit kriminal të ‘Rrajave’ të Fushë-Krujës, të cilët akuzohen nga SPAK se kanë trafikuar 2.4 ton marijuanë e kokainë drejt Evropës, operacion i finalizuar në fillim të vitit në janar, mes të cilëve edhe Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja. Grupi trafikoi drogë nga Shqipëria drejt Malit të Zi dhe Gjermaninë, nga Shqipëria drejt Turqisë si edhe nga vendet e Amerikës së Jugut drejt vendeve të BE-së. Aldo Gjini në korrik 2021, u përfshirë në një plagosje në Tiranë. Më herët kërkohej nga Euripol për vrasje dhe trafik armësh. Ai dyshohet autor i një plagosje në nëntor 2020 në Luksemburg. Në vitin 2016 u arrestua në Itali, për shpërndarje droge.

Ndërkohë, i burgosuri tjetër pjesë e sherrit, Jurgen Zoto, ndodhet në burg për veprat penale të vjedhjes dhe armëmbajtjes pa leje.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

SI.E./E.H/Shqiptarja.com

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Aldo: 08/08/2026 12:54

    Aldo bisha pse sja shkule syrin ktyre plerave Te merrje medalje te kishte 1 milion bekime nenash Kto legena qe vrasin shoket e perdhunojne grate e shokeve Dhe hajne e pijne gjoja.. Here tjeter me gisht ske nevoje per brisk nxirrja gurmazin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 5 Gusht, 13:27

    GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?