FIER-Një sherr banal mes dy nxënësve të klasës së VIII në një shkollë në Fier ka degjeneruar në dhunë e si pasojë plagosjen e njërit prej tyre.

Policia bën të ditur se këtë të hënë, në shkollën "Pinellopi Pirro", në pushimin e orëve mësimore, pas një grindje për motive të dobëta, nxënësi i klasës Vlll C, shtetasi F.D ka goditur me stilolaps në shpatull nxënësin tjetër të po kësaj klase shtetasin R.T. 14-vjecari po merr mjekim në Spitalin Rajonal Fier.

Nxënësi i plagosuri po merr mjekim në Spitalin Rajonal Fier, ndërkohë autori është shoqëruar në Komisariatin e Policisë.

(d.b/Shqiptarja.com)