Dy adoleshentë janë përfshirë në një sherr ku ka mbetur i plagosur rëndë një 17-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në një bar kafe në Babrru ku L. B., 15 vjeç dhe M. M., 17 vjeç janë përfshirë në një konflikt me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.

Gjatë përleshjes fizike, 15-vjeçari me iniciale L.B ka goditur me kaçavidë në kokë 17-vjeçarin. I riu është dërguar në spitalin e Traumës dhe aktualisht ndodhet i shtruar në reanimacion në gjendje të rëndë shëndetësore.
 
Ngjarja ndodhi datë 17.10.2016,në një bar kafe në Babrru, ndersa policia ka arrestuar autorin.
 
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com