Një ngjarje e rëndë raportohet nga Gramshi, ku një i ri ka mbetur i vrarë me thikë.

Ngjarja ndodhi gjatë mesnatës në një lokal në fshatin Llallë, ku i vdekur ka mbetur Ardian Mesiti 29 vjec ndërsa autori Arlind Llalla është vënë në pranga.

Motiv ka qenë një sherr mes dy personave në lokal për motive të dobëta.

Shqiptarja.com mëson se pas sherrit në lokal, Lalla i zuri pritë në një rrugë të fshatit Mesitit, ku dhe e qëlloi me thikë. 29-vjecari humbi jetën nga plaga e marrë në trup.

Mësohet se policia ka vënë në pranga edhe 39-vjecarin Xhuljan Kokomeci, banues në fshatin Llallë, Gramsh, pasi dyshohet të ketë parë ngjarjen dhe të mos ketë kallëzuar për motivet dhe rrethanat e saj.

Nga dëshmitë e marra nga banorët, autori i vrasjes njihej si tip problematik dhe pinte shumë alkool. 

Mendohet se edhe krimin e ka kryer nën efektin e alkoolit. Banorët e fshatit deklarojnë jashtë kamerave se viktima, Ardjan Mesiti njihet si djalë me sjellje të mirë dhe nuk ka shfaqur kurrë probleme.

Autori harroi xhupin dhe celularin në vendngjarje
Policia njofton zyrtarisht se ngjarja ndodhi në rrugën automobilistike të fshatit Llallë Gramsh. Burimet zyrtare policore konfirmuan se viktimë ka mbetur shtetasi Ardian Mesiti. Autori sipas bluve është shtetasi Arlind Llala dhe është arrestuar pak pas ngjarjes.

Pas njoftimit të marrë se në rrugën automobilistike të fshatit Llallë Gramsh, është gjetur një person i vrarë me mjete të mprehta”­ tha policia.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur efektivat e policisë dhe kanë konstatuar se viktima eshte shtetasi A.M. 29 vjeç, banues në fshatin Shemrize Gramsh. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një ciklomotor, një aparat celular që dyshohet se i përkasin viktimës.

Ndërkohë që u gjet një xhup i zi dhe një aparat celular që dyshohet se i përkasin autorit të krimit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale dhe hetimore, specialistët për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me efektivat e Komisariatit të Policisë Gramsh, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve Arlind Llala, 25 vjeç, banues në fshatin Llallë Gramsh.