Sherr në LSI? Panariti: Lajme të 
pavërteta, po na bëhen shantazhe

Sherr në LSI? Panariti: Lajme të <br />pavërteta, po na bëhen shantazhe
Kryesuesi i listës së kandidatëve në Qarkun e Korçës dhe njëherazi ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka thënë se nuk ka përplasje me LSI. 

Reagimi i tij erdhi pas shkrimeeve në media se në LSI-në e Korçës ka pasur probleme mes Panaritit dhe kandidatëve të tjerë të qarkut të Korçës, Pirro Kapurani dhe Brunilda Paskali. Panariti i cilësoi ato tymnaja nga forcat politike që janë në panik nga rritja e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Njëkohësisht, Panariti foli dhe për shantazhet që po i bëhen administratës së LSI, por sipas tij, kjo nuk e ndal fitoren.

"Jam i lumtur, që ndodhem në krah të mikut tim Pirro Kapurani dhe mikes Brunilda Paskali, duke iu prezantuar kështu dhe treshen fituese të LSI për Qarkun Korçë. Jemi në javen dhe fundit dhe puna jonë në terren vazhdon në sinkroni e sintoni të plotë. Jemi të angazhuar maksimalisht dhe këtë e tregon dhe mbështetja e madhë që Lëvizja Socialiste për Integrim po fiton çdo ditë e më shumë, ndryshe nga forcat tjera politike, të cilat janë në agoni të plotë dhe në panik nga rritja marramendëse e LSI. 

Jemi të angazhuar maksimalisht dhe as partitë tjera e as tymnajat e pavërteta që përhapin, nuk na ndalin dot në fitoren e 25 qershorit. As presionet ndaj administratës dhe askush, nuk e ndal fitoren e LSI. Këto janë mënyrat që po ndjekin kundërshtarët tanë politikë, që janë në panik nga rritja e LSI
", tha Panariti. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptajra.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar