Sherr në stadium, një tifoz i lënduar
s'ka fitues mes Partizanit e Kukësit

Sherr në stadium, një tifoz i lënduar<br />s'ka fitues mes Partizanit e Kukësit
Ka përfunduar pa gola, por me incidente, një tifoz të lënduar dhe dy të proceduar ndeshja mes Kukësit dhe Partizanit, që u zhvillua në stadiumin verilindor. Dy pretendentët kryesor për titullin kampion nuk kanë arritur që të gjejnë rrugën e rrjetës duke ndarë nga një pikë.
 
Ndeshja ka qenë e mbushur me shumë raste për shënim, teksa Emimi goditi edhe shtyllën duke qenë i pafat. Barazimi e ngjit Kukësin me pikë të barabarta me Skënderbeun 47 në krye, ndërsa Partizani është 4 pikë pas tyre në vendin e tretë.

Kukësi prej 23 javësh nuk e njeh shijen e humbjes në kampionatin shqiptar të futbollit.

Incidenti mes tifozëve
Kryendeshja e javës së 23 në kampionatin shqiptar të futbollit mes Kukësit dhe Partizanit është ndërprerë për 4 minuta pas përplasjes mes tifozëve miq me policinë dhe më pas me vendasit.
 
Në minutën e 60 të ndeshjes miqtë thyen stolat e stadiumit pas sharjeve me vendasit, ndërsa më pas u përplasën me policinë, pasi efektivët tentuan të qetësonin gjendjen.
 
Por situata agravoi pas përfshirjes edhe të vendasve, që vrapuan drejt tribunës së tifozëve të Partizanit, por i ndaloi policia. Nga përplasja me policinë ka mbetur i lënduar një tifoz i Partizanit, që është dërguar në spitalin e Kukësit për mjekim, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas 4' ndërprerje për shkak të incidentit ndeshja rifilloi dhe u mbyll 0-0. Policia ka proceduar në gjendje të lirë dy tifozë të skuadrës së Partizanit A.M. 37 vjeç, banues në Tiranë dhe E.C. 29 vjeç,  banues në Tiranë.
 
Procedimi ndaj këtyre shtetasve filloi pasi sot rreth orës 15:30, në stadiumin "Zeqir Ymeri" në Kukës,  gjatë  zhvillimit të ndeshjes Kukësi-Partizani, kanë dëmtuar stolat e stadiumit si dhe thyer xhamin e një automjeti.


  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Karrigedjegurit

Mero Baze: Karrigedjegurit